Po të kishim shkuar gjer në fund, SHBA-ja nuk do të kishte ekzistuar
Para 30 vitesh, kur sistemet për paralajmërim të hershëm për sulmin raketor kanë aktivizuar alarmin i cili ka shënuar që SHBA-ja ka sulmuar BRSS-në( ish Bashkimi Sovjetik), oficeri i mbrojtjes kundërajrore nënkoloneli Stanislav Petrov nuk ka bërë atë që ka pas detyrë për të bërë. Vet ka vlerësuar që ka të bëjë me alarm të rrejshëm dhe nuk ka shtyp butonin me të cilin do të kishte filluar lansimi i raketave ruse në vendet e Perëndimit.
Lokacioni: “Serpuhov-15”, pika komanduese për paralajmërim të hershëm për sulm raketor, në jug të Moskës, koha, disa minuta pas mes nate të datës 26 shtator 1983.
Oficerët elitë të mbrojtjes kundërajrore ruse atë natë e kanë filluar edhe një orar kujdestarie të natës në objektin e nivelit më të lart sekret. Komandanti i tyre, nënkoloneli 44 vjeçar Stanislav Petrov, u vendos në vendin e vet duke pritur që edhe kjo natë të kalojë në vrojtim rutinor, por në një çast qetësin e zakonshme në bunker e ndërpreu sirena ulëritëse.
Oficerët e pranishëm menjëherë filluan të shikojnë në ekranin gjigant i cili papritmas u ringjall dhe në konsolat u ndezën llampat shumëngjyrëshe, që ishte shenja që BRSS-ja është sulmuar. Gjëja edhe më e keqe ishte se, butoni i kuq pran vendit të komandantit të pikës komanduese nisi të ndizet. Ai buton kishte vetëm një destinim, me shtypjen e tij fillon procesi i lansimit të mijëra raketave sovjetike drejtuar shteteve të Perëndimit. Por nënkoloneli Petrov edhe pse ishte një ushtar me përvojë, në shërbim ushtarak hyri në fillim të viteve shtatëdhjeta, nuk ishte plotësisht i përgatitur të merret me situatën e krijuar. Sistemi për detektim të sulmit i ka dhënë informatën se në pikën komanduese të tij ka ardhur sinjali nga sateliti për vrojtim”Molnija-Vetëtima”.Kompjuteri i sistemit antiraketor ka kryer analizën e sinjalit dhe ka “ sjell përfundimin” se nga ana e pjesës kontinentale të SHBA-ve është shkrepur një raketë balistike interkontinentale me shumë koka nukleare.
Ndërsa personeli në bunker ishte akoma në gjendje shoku, erdhi lajmi që është shkrepur edhe projektili i dytë, më tutje, i treti, i katërti, i pesti dhe të gjithë janë duke fluturuar drejt qyteteve sovjetike. Vlerësimi ka qenë që raketat balistike gjer në BRSS do të arrijnë për 30 minuta. Komandës supreme sovjetike ka qenë e nevojshme 15 minuta që të ndërmarr kundër sulm, dhe se eprorët ushtarak në bunker kanë pas në dispozicion vetëm 10 minuta për reagim. Në rast se do të ngurrojnë, rasti për përgjigje në sulm do të zhduket njëherë e përgjithmonë.
Nënkoloneli Petrov më vonë në një intervistë për “Zërin e Rusisë” ka deklaruar:” në 15 sekondat e para ishim plotësisht të shokuar. Duhej të vendosnin se çfarë do të ndërmarrim”.
Në bunker u krijua një përmbysje. Drita në hartat elektronike dhe në konsola në mënyrë intensive kanë pulsuar. Kolegët e tij eprorë kanë konsideruar se sistemi ndoshta mund të gabojë kur regjistron një ose dy raketa, porse gabimi nuk mund të ndodh në rast se vërehen 5 projektila raketore. Sipas tyre, ishte e qartë se është duke u kryer sulmi që do të sjell” fundin e botës”. Në këtë situate detyra e nënkolonelit Petrov ishte vetëm të shtyp butonin me ç’rast nis kundërsulmi raketor.”Kjo nuk ishte për njerëz me nerva të dobëta” ka thënë ai.” Në atë vend ka pas aq shumë tensione, ngatërrime, befasi, e cila do të mund të shndërrohej në panik”.
Në rast se ju ndodh që duhet të vendosni për fatin e njerëzimit, në ato çaste paniku është aleati më i keq. Gjersa emocionet në bunker rriteshin, Petrovi ka bërë diç qe nuk pritej nga një ushtarak. Sikurse nga një akter i krizës raketore kubaneze nga viti 1963, Vasilij Arhipovit, i cili ka refuzuar të shkrepi torpedon me koka nukleare drejt anijeve amerikane, përkundër provokimeve të tyre, edhe ky, nënkoloneli Petrov, i ka tejkaluar rregullat e shërbimit, nuk i ka besuar indikatorëve të cilët tregonin se sulmi është në vijim të sipër.
Jurij Vasiljev ka shkruar për Moscow News:” Nga ai është pritur të shtyp butonin. Atë duhej bërë, pasi që ekzistonin të gjitha shenjat se SHBA-ja ka lansuar raketat balistike nukleare mbi BRSS-në. Detyra e tij ka qenë të shtyp butonin. Mbi të gjitha, vet Stanislav Petrovi ka qenë autor i udhëzimit si duhej vepruar në situate të tilla. Por, ai atë nuk e bëri”.
Vendimi i Petrovit nuk ka qenë i bazuar vetëm në vendosmërinë.
“Kur dikush dëshiron të filloj luftën, ai nuk do të shkrepi vetëm pesë raketa. Nuk mundeni kundërshtarit, të sjelli shumë dëme me aq pak projektila”.
Pastaj ka shtuar:” E dyta, kompjuteri është sipas definicionit, pa tru. Ka shumë sende që mund të regjistrojë, e pastaj në mënyrë të gabuar të interpretojë si sulm raketor”.
Nënkoloneli Petrov ka qenë pjesë e zinxhirit komandues në të cilin janë të parapara verifikimet disa shkallëshe ashtu që të shmanget përdorimi aksidentalisht ose të moslejimit të përdorimit të raketave strategjike nukleare sovjetike. Detyrimi i tij primar ka qenë përcjell sinjalet satelitore. Në rast nevoje ka mund të paralajmërojë shtabin komandues mbikëqyrës, ndërsa ai më tutje e paralajmëron shtabin supreme sovjetik të gjeneralëve i cili ka pas i vetmi autorizim për bashkëbisedim me udhëheqjen shtetërore sovjetike për atë, se a do të dhe si do të kundërpërgjigjet në sulm. Ashtu që, edhe radarët sovjetik të vendosura në sipërfaqet tokësore nuk kanë regjistruar raketat. Nuk ka qenë e njohur se çfarë kishte ndodhur atë natë në Kremljin, por pak kishte pas gjasa që udhëheqja e atëhershme sovjetike, në krye të së cilës në atë kohë ishte Jurij Andropov, që bombat e veta nukleare do të kishte lansuar pa e verifikuar shumëfishtë, duke përfshirë edhe bisedën telefonike me Shtëpinë e Bardhë nëpërmjet”telefonit të kuq”. Situata ka qenë edhe më e rrezikshme për shkak të ngjarjes të cilët i kanë parapri. Duhet posaçërisht të ceket edhe veprimi i presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reganit. Qysh nga viti 1980, kur e nisi mandatin e parë presidencial, është turrur në ish BRSS-në me një zell të predikuesit.” Shumë nga këshilltarët e tij një kohë të gjatë janë angazhuar për përgatitjen e sulmeve nukleare dhe në mënyrë aktive kanë punuar në atë drejtim”, ka deklaruar Nicholas Thompson për magazinin Wired.”Ata ishin vazhduesit e veprës së Herman Kahnit, autorit të librit”Mbi luftën termonukleare-On Thermonuclear War” dhe “ Të mendosh për të pamundurën”. Kani ka qenë përfaqësues i teorisë që lufta nukleare nuk do të ishte”fundi i botës” dhe se në atë luftë mund të fitohet.
Kanë konsideruar se ana e cila ka më tepër armatim nuklear dhe e cila në mënyrë të qartë shpreh qëllimin që do ta përdori do të jetë në epërsi në situatat e krizave. Duke marrë parasysh të gjitha këto, udhëheqja sovjetike seriozisht e ka konsideruar mundësinë që SHBA-ja mund të kryejë sulmin nuklear të paparalajmëruar dhe për këtë arsye ka dhënë udhëzim të gjithë informatorëve(spiunëve) të tyre nëpër tërë botë që të kenë kujdes në çfarëdo shenjë e mundshme që diç e tillë është duke u planifikuar. KGB-ja ka lajmëruar se Regani dhe këshilltarët e tij janë duke planifikuar diç të ngjashme me sulmin që ka kryer Hitleri në vitin 1941 mbi BRSS-në, si dhe ata besojnë që SHBA-ja mund të mbijetojë luftën nukleare, madje po të jetë edhe Evropa plotësisht e shkatërruar.
Më vonë është gjetur shkaku i alarmit të rrejshëm, ajo ishte një fenomen i rallë, drita e diellit ka reflektuar nga retë e larta dhe ka çrregulluar sensorët në satelit, pasi që reflektimi është mbuluar me orbitë e tij ekscentrike.
Shpesh flitet se nënkoloneli Petrov e ka shpëtuar botën atë ditë. Ajo që është e sigurt është se e ka zbuluar dobësitë e sistemit për zbulimin e hershëm të sulmit. Po të ishte shpërblyer për veprimin e tij, ato sipas kritereve të cilët kanë vlejtë në shoqërinë e atëhershme sovjetike, do të mund të interpretohej edhe si njohje, se komandantët e tij të njësive elite sovjetike nuk e kanë kryer detyrën si duhej. Por në fund të fundit, ai nuk ka vepruar ashtu si duhet vepruar për të cilin ka pas detyrë. Nuk është pushuar nga shërbimi, por kurrë nuk ka qenë promovuar në rangun e kolonelit, e cila i ka kushtuar më vonë gjatë pensionimit, duke marrë një pension më të ultë.
Por pas shpërndarjes së ish Bashkimit Sovjetik, eprorët e tij kanë publikuar detajet e veprimit të tij, dhe ai u bë i njohur në Perëndim. Nga Perëndimi kanë pasuar çmimet mirënjohëse, në shkurt të vitit 2013 ka fituar shpërblimit e Drezdenit të Gjermanisë.
Pas këtij incidenti, Moska ka vendosur të shpejtojë ndërtimin e sistemit më të fuqishëm të sistemit anti raketor me emrin “Perimetri”, i cili ka qenë sekreti rreptësisht më i ruajtur në atë kohë. Sistemi antiraketor i quajtur Perimetri është projektuar ashtu që të mund të përballojë sulmin më shkatërrues raketor të Perëndimit, dhe që edhe atëherë të mund të mbetet si i tillë operativ. Në rast se sulmi ndodh dhe për një kohë të caktuar nuk pranon urdhër nga operatori, “Perimetri” është i programuar ashtu që, edhe nën kushtin që të ndodh më e keqja (që në mesin e të gjallëve të mos ketë askush që të mund të nis kundërsulmin), atëherë ai në mënyrë automatike mundet të lansojë raketat nukleare ruse drejt shteteve të Perëndimit.
“Perimetri” akoma është aktiv edhe tani në ditët e sotshme.
Burimi: RUSKI VJESNIK