Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei: Marshi i Arbainit, një ritual hyjnor

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  para hoxhallarëve për Arbain
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei para hoxhallarëve për Arbain

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah  Sejjid Ali Hamenei e përshkroi  marshin e përvjetorit të Arbainit si një ritual Hyjnor dhe një fenomen unik dhe kuptimplotë.

Duke iu drejtuar një grupi të hoxhallarëve iranianë gjatë një kursi post-jurisprudencës të hënën, Ajetullah Hamenei shtoi se masat marshojnë drejt qytetit irakian të Qerbelasë për të shënuar Arbainin që është një manifestim i kombinimit të besimit dhe të dashurisë.

Udhëheqësi  Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei e përshkrojë Arbainin  një privilegj të qëndrueshëm dhe një shfaqje e përkushtimit dhe besimit.

Arbaini shënon 40 ditë pas shehidllykut, martirizimit të Imam Hussejnit einit (a.s.), nipi i Pejgamberit, Muhammed (a.s. ) dhe i Imami i tretë i muslimanëve shia.

Udhëheqësi tha se pjesëmarrja masive e njerëzve nga e gjithë bota dhe Irani në marshimin drejt Qerbelasë është një manifestim me tipare të  shquara të  Shkollës së Ehli Bejti, Familjes së Profetit Muhammed (a.s.)

Kombinimi i përkushtimit, besimit, urtësisë, dhe dashuri është ndër tiparet unike të Shkollës së Ehli Bejtit, Familjes së Profetit Muhammed (a.s.), tha Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.

Imam Hussejni dhe 72 shokët e tij besnikë, përfshirë edhe anëtarët e familjes, u martirizuan në Ashure, ditën e dhjetë të muajit hënor të Muharremit, në betejën e Qerbelasë kundër halifit të dytë Umajad, Jezid I, në vitin 680. Imam Hussejni u vra pas ai refuzoi të betohet për besnikëri ndaj sundimtarit tiran, Jezidit.

Burimi: IQNA News