Iraku

Muslimanët shiitë nga mbi 60 vende takohen në Qerbela për Arbain

Xhamia e Imam Hussejnit në Qerbela, Irak
Xhamia e Imam Hussejnit në Qerbela, Irak

Miliona muslimanë shiitë nga më shumë se 60 vende, duke përfshirë Irakun dhe Iranin, po vijnë në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë, në Irak, për të marrë pjesë në ritualet e zisë në Arbain.

Shumica e vizitorëve marshojnë  drejt Qerbelasë, që ndodhet rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit të Irakur, Bagdad, shumë prej tyre duke ecur zbathur për të treguar përkushtimin e tyre ndaj Imam Hussejnit (a.s.) 

Ndërkohë siguria është rritur në Irak, veçanërisht në Qerbela dhe zonat e afërta për të mbrojtur vizitorët kundër sulmeve të mundshme terroriste.

Arbaini shënon ditën e 40-të pas shehidllykut, martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në betejën e Qebelasë që ndodhi në vitin 680.

Miliona iranianë nga gjithë Irani gjithashtu  janë duke marrë pjesë në ritualet e zisë të mërkurë për të shënuar rastin.