Samiti i OSCE-së në Beograd
Samiti i ministrave të Organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin evropian(OSCE-ja) filloi në Beograd. Më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve zyrtare nga 57 vende anëtare dhe 11 vende partnere në fillim i përshëndeti Ivica Daçiqi kryesuesi i OSCE-së dhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë. “ Ballkani është fuqi baruti dhe vetëm një shkëndi mund të djeg botën”, theksoi kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi në hapjen e samitit, duke shtuar se vet personalisht i frikësohet shembjes së stabilitetit ballkanik. E mjaftueshme është sikurse ka sqaruar vetëm disa situate krizash në Maqedoni, Prishtinë, dhe Mal të Zi, që të ”shpërthejë”. ”Serbia me kokat e saja të zemëruara do të dijë të merret”, ka thënë ai. Ka përkujtuar se Serbia, paralelisht me kryesimin e OSCE-së ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e afrimit drejt Bashkimit Evropian, dhe se ka fal;nderuar gjithë anëtarë në këtë rrugëtim. “Kemi arrit të ridefinojmë shtetin dhe të përmirësojmë sistemin ekonomik, që ta reformojmë dhe për këtë kemi fituar falënderime nga të gjitha institucionet ndërkombëtare relevante”, ceku Vuçiqi.
Siguria është ngrit në nivelin maksimal të mundshëm për shkak të organizimit të samitit të OSCE-së. Në të marrin pjesë 45 ministra të punëve të jashtme, ndërsa delegacionet i ruajnë më së paku 5000 polic. Për këtë shkak Beogradi i ri , gjegjësisht rrethi rreth arenës Kombank është i mbyllur, ndërsa trafiku gjer të shtunën në ora 12.oo do të jetë i ndërprerë. Organizimi do të kushtojë 3 miliona euro. Delegatët do të vendosen në 19 hotele në Beograd ndërsa janë akredituar gjithsejtë 115 gazetar vendor dhe të huaj. Daçiqi më pare ka deklaruar se ky samit është ngjarje më e madhe politike në Serbi që nga Samiti i vendeve të pa inkuadruara të mbajtur në vitin 1989. Ai shtoi se është nder i madh që një numër i madh i ministrave të punëve të jashtme të shteteve pjesëmarrëse kanë ardhur në Serbi dhe se organizatorët ndihen posaçërisht e mire që kanë ardhur ministrat e vendeve më të rëndësishme botërore.
Serbia gjatë vitit 2015 ishte kryesuese e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim evropian, ndërsa kryesuesja e ardhshme do të jetë Gjermania.