Siria

Ushtria siriane rimerr kontrollin e rajoneve strategjike në el- Raka

Ushtria siriane bërë përparime të mëdha të martën në el – Raka, në pjesën veriore të Sirisë.


    Sipas FNA, njësitë e ushtrisë kryen operacione të gjëra në zonat përreth Divizionit të 17- në el- Raka -së. Ushtria siriane ka arritur të kapë disa pozicione rreth Divizionit 17 tek sheshi el – Savam.


    Dhjetëra terroristë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në el- Raka.


    Ushtria siriane është ende duke përparuar drejt el – Aktanit dhe Moamal el – Sokr, rajone në el- Raka.
    Siria ka përjetuar trazira që prej muajit mars të vitit 2011 me sulme të organizuara nga terroristët të armatosur mirë dhe militantë të ndryshëm kundër ushtrisë siriane dhe civilëve në të gjithë vendin.


    Mijëra njerëz janë vrarë nga grupet terroriste të armatosura, të cilët  i kthyen protestat në konflikte të armatosura.


    Qeveria fajëson banditët, sabotuesit dhe grupet e armatosura terroriste për mijëra të vdekur, duke theksuar se trazirat janë duke u orkestruar nga jashtë.