Ish i burgosuri politik Ajet Duli largohet nga policia e Kosovës
Polici Ajet Duli distancohet nga veprimet e Qeverise, del në mbrojtje të Albin Kurtit . Ai shprehu publikisht qëndrimin e tij se nuk është më në mbrojtje të veprimeve dhe urdhrave të Policisë së Kosovës dhe se nuk përkrah e aq më tepër distanochet nga veprimet e Qeverisë, Policisë e Gjyqësisë karshi Albin Kurtit.
Në një letër publike dërguar medieve pjesëtari i Policisë së Kosovës shkruan:
Dua që publikisht të deklarohem se distancohem nga këto veprime të Qeverise ,Gjygjsisë dhe Policisë së Kosovës karshi veprimeve ndaj Albin Kurtit dhe djemëve e vajzave qe janë pjesë e kësaj Lëvizje. Si ish i burgosur politik, si pjesëtar i UCK-ës , e tani si pjesëtar i Policisë se Kosovës, e si veprimtar e aktivist shumëvjeçar nuk mund të qëndroj indiferent në këto çaste, kur po merren masa ndaj këtyre aktivistëve që janë e tashmja dhe e ardhmja më sublime e këtij populli.
Duke e njohur për së afërmi Albin Kurtin që nga viti 1996 dhe duke ditur veprimet, qëndrimet, përkushtimin dhe sakrificën e këtij titaniku të çështjes sonë kombëtare, por edhe veprimet e tij shtetformuese pas luftës duke u përballur e duke qëndruar stoik me të gjithë kundërshtarët e ndërtimit të Shtetit të Kosovës.
Albini e shokët e tij u bënë pengesë e të gjithë atyre keqbërsëve të sojit dhe sorollatit të pa parë, e të uritur për karrierë , për pasuri , e për tenderomani ….Albini , së bashku me ithtaret e vet bëri demaskimin e të gjithëve, qofshin shqiptarë apo ndërkombëtarë. Po mbi të gjitha këta veprimtarë u bënë gardian te mbrojtës së Kosovësë nga qarqet shoviniste e fashiste të Qeverisë së .........
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albinin e me shokë është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi , e këtij populli. Kushdo qoftë që del dhe i kundëershton këta veprimtarë të denjë të shqiptarisë do të përfundojnë si reaksionarë e si shumë bashkëpunëtorë te Serbisë të llojit te Ali Shukriut e Rrahman Morines …
Në fund tha se “Nuk dua me te jem pjesëtar e kësaj policie qe rrah shqiptaret as me bajt speca. Jo me “pendrek” mbi shqiptarët, bollë kemi hangër në Serbi !