Rusia ndërpreu bashkëpunimin shkencor me Turqinë
Federata ruse në kuadër të implementimit të urdhrit të kryetarit Putin mbi analizën e programit të zvogëlimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Turqinë dhe përfshirjen e konkluzave të analizave në pakon e sanksioneve Turqisë, ka ndërprerë bashkëpunimin e përbashkët shkencor me Ankaranë. Ky vendim është prezantuar të martën në mëngjes me deklaratën e publikuar të Institutit ruso-turk”Rudmino” dhe se në bazë të kësaj deklarate është cek se në këtë mënyrë do të vjen gjer te ndërprerja e bashkëpunimit shkencor të të dy vendeve, gjë që konsiderohet njëra nga bashkëpunimet më të rëndësishme joekonomike në mes të Rusisë dhe Turqisë pasi që përmban bashkëpunimin në mes universiteteve të të dy vendeve, publikimin e librave, mësimin e gjuhës turke në Rusi, mbajtja e përbashkët e projekteve hulumtuese dhe teknologjike dhe të ngjashme.
Pakoja e sanksioneve të Rusisë ndaj Turqisë ka pasuar pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus SU-24 në kufirin në mes Sirisë dhe Turqisë. Pala ruse ka publikuar se do të vije gjer të shtyrja e takimit ministror dhe liderëve të të dy vendeve në drejtim të shqyrtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes dy vendeve në aspekt të ngritjes së nivelit të këmbimit të mallrave nga 30 miliard dollar në 100 miliard dollar në vjet gjer në vitin 2025. Këtu ka ardhur edhe gjer të ndërprerja e bashkëpunimit ushtarak si dhe në sektorin e turizmit. Ndërprerja kontinuale e prodhimeve bujqësore, produkteve ushqimore, posaçërisht të mishit si dhe të kthimit të sasisë së madhe të mishit të cilit ishin në fazën e dorëzimit, janë disa nga sanksionet të cilët i ka aplikuar qeveria ruse kundrejt Turqisë e cila llogaritet në miliarda dollar. Përveç kësaj Turqia do të ketë më pak 3 milion turist në vit të cilët vinin nga Rusia në pushimet verore, gjë që do të sjell humbjen në lartësi prej 8 miliard dollar në vit Turqisë në sektorin e turizmit. Pala ruse poashtu ka vendos që të anulojë regjimin pa viza me Turqinë nga 1 janari i vitit 2016 gjë që do të vështirësojë lëvizjen e lire të turistëve dhe biznesmenëve në relacionin në mes dy vendeve nga viti vijues 2016. Rusia njashtu e ka anuluar mbajtjen e ceremonisë së ashtuquajtur”2016- viti i përbashkët në mes Rusisë dhe Turqisë” që duhej të organizohej gjatë vitit vijues 2016.