Iraku

Mbi 2.5 milion vizitorë hynë në Irak për Arbain

Ministria irakiane e Punëve të Brendshme tha se më shumë se 2.5 milionë vizitorë muslimanë shiitë nga Irani dhe vende të tjera kanë hyrë në Irak deri më tani.

Ministria tha se vizitorët e Arbainit kanë udhëtuar përmes tokës dhe me aeroplanë deri në Irak.

Sami Sudani, kreu i pikave kufitare të Departamentit të pasaportave të Irakut, tha se vendi  e ka informuar Iranin se është i gatshëm të presë dy milionë më shumë visitorë iranian në ditët në vijim.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar shërbime për vizitorët dhe për të siguruar sigurinë e tyre.

Çdo vit, miliona vizitorë marshojnë në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë për Arbain.

Ceremonia e zisë së Arbainit  është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë.

Arbaini  shënon ditën e 40-të pas shehadetit të Imam Huseinit (a.s.) dhe shokëve të tij në betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Këtë vit, Arbaini bie të mërkurën, 2 dhjetor 2015.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News