Kulturë

Ajetullah Makarem Shirazi:Përkujtimi i Imam Hussejnit e bën Islamin të padepërtueshëm nga armiqtë

Ajetullah Makarem Shirazi ka komentuar suksesin dhe madhështinë e përkujtimeve të Muharremit të këtij viti dhe deklaroi se zia për Imam Hussejnin e mbron Islamin dhe muslimanët nga armiqtë. 

Në klasën e tij të jurispodencës të avancuar, Ajetullah Marakem Shirazi i referohet madhështisë dhe gjallërisë të përkujtimeve të fundit të martirizimit të Imam Hussejnit dhe tha:

Ne duhet të falënderojmë  dashuruesit e Imam Hussejnit dhe të Ehl ul-Bejtit për mbajtjen e zisë dhe përkujtimin e tyre.

Shkëlqesia e tij, Ajetullah Marakem Shirazi më tej deklaroi:

Përveç Xhamisë së Shenjtë  të Imam Hussejnit, miliona njerëz nga e gjithë bota u mblodhën në Qerbela për të përkujtuar me madhështi të veçantë Imam Hussejnin.”

Vetëm një pakicë e vogël mori pjesë në ritualet ekstreme dhe me vullnetin e Zotit këta njerëz do të udhëzohen në mënyrë që përfundimisht këto rituale mund të zhduken. 

Duke përmendur se përkujtimet vjetore të martirizimit të Imam Hussejnit me gjak të freskët në shkollën e Ehl-i Bejtit, Ajetullah Makarem tha:

Me këtë gjak të freskët, Islami dhe muslimanët bëhen të padepërtueshëm për armiqët.

Unë sinqerisht shpresoj se secili do të shpërblehet në masë të madhe për veprimet e tyre në Ditën e Gjykimit, dhe kurrë nuk nuk do të harrojmë  përkujtimin, zinë për Imam Hussejnin.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: RASA