Kosova

Manifestohet Festa e Flamurit në Prishtinë – Nëse mund të themi?

Në manifestimin e organizuar nga opozita me moton “Manifestojmë për Republikën”  sot në Sheshin “ Zahir Pajaziti” janë mbledhur më se 5000 qytetarë  për të manifestuar Festën e Flamurit duke  dëgjuar mesazhe shumë domethënëse të tre Liderëve opozitar.

Pas ardhjes së tyre të heshtur, gjithçka fillon me himnin kombëtar. Në foltore dolën të gjithë liderët një nga një, por turma më shumë u elektrizua kur atyre ju drejtua deputeti Albin Kurti, i cili gjatë pranisë së tij në manifestimin e opozitës shihet se ai nuk di të lodhet. Ai u pa se kishte  mjaft  energji pozitive dhe duket se është i lumtur.

Fatmir Limaj u drejtua me shumë fjalë nxitëse kundër pushtetarëve Is e Hashimit, Ndërsa me fjalimin e Kurtit të kërkuar nga policia, manifestimi opozitar përfundoi. Turma e qytetarëve të mbledhur u shpërnda e qetë.

Situata në Kosovë momentalisht në këtë mbrëmje të 28 nëntorit  është shumë alarmante dhe tërë aktivistët e LVV po mbahen në acar të këtij dimrit afër Selisë së LVV ndërsa nga nga tjetër tërë mediat e Kosovës nuk po e shfaqin pasqyrën trishtueshme dhe  real të protestuesve , por janë duke vazhduar me programet e tyre festive sikur asgjë nuk është kah ndodh.

Gjithashtu, portalet dhe kanalet e YOU TOBE ende nuk kanë të postuara videot që përmbajnë fjalimet mjaftë revolucionare të Albin Kurti , Fatmir Limës, Ramush Haradinjat  dhe liderit të VV Visar Ymerit . 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}