Irani paralajmëron kundër sanksioneve të reja të SHBA
Një negociator i lartë bërthamor iranian ka paralajmëruar në Teheran kundër sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas agjencisë IRNA, zëvendës Ministri
i Jashtëm i Iranit për çështje Ligjore dhe çështjeve Ndërkombëtare, Sejjid
Abbas Araki tha të dielën se marrëveshja e Gjenevës mes Iranit dhe gjashtë
fuqive të mëdha botërore do të anulohet nëse Kongresi amerikan miraton
sanksione të reja.
Kryenegociatori iranian tha
gjithashtu se Irani nuk është i gatshëm të zhvillojë bisedime nën presion.
Sejjid Abbas Araki tha: Në
qoftë se Kongresi i SHBA dëshiron të na bëjë presion me pretekste të reja, ne
do të themi me siguri se ne nuk do të negociojmë nën presion, dhe në qoftë se
sanksionet e reja janë të imponuara, marrëveshja e Gjenevës do të anulohet
Më parë, gjatë ditës, Irani dhe
gjashtë fuqitë botërore - SHBA, Franca, Britania, Rusia, Kina, dhe Gjermania -
ranë dakord për të zbatuar marrëveshjen bërthamore.
Ndërkohë, tha presidenti amerikan
Barak Obama në një deklaratë se do të vërë veton ndaj çdo legjislacioni që
zbaton sanksione të reja kundër Republikës Islamike të Iranit.
Obama tha: Vendosja e
sanksioneve shtesë tani vetëm do të rrezikonte duke nxjerrë nga binarët
përpjekjet tona për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore, dhe unë do të
vërë veton ndaj çdo legjislacioni që zbaton sanksione të reja gjatë negociatave