Papa vizitoi muslimanët dhe të krishterët e konfliktuar në Afrikën Qendrore
Afrika Qendrore një vend i rrënuar nga dhuna midis myslimanëve protestues që kërkojnë të drejtat e tyre dhe policëve të krishterë, sot u vizitua nga Papa Françesku . Deri tani ky kryer disa turne nëpër botë, prandaj ky turne për në Afrikën Qendrore ishte turneu i fundit për vitin 2015.
Arsyeja e kësaj vizite në Afrikën Qendrore ishte mjaftë domethënëse për Papa Françeskun, sepse ai kishte shqetësime të mëdha për sigurinë e tij para se të vinte në këtë vend. Si zakonisht mesazhet e Papës janë, që të përçojë paqe dhe shpresë për të dy komunitetet në konflikt.
Papa Françesku në agjendën e tij zyrtare pritet të mbajë një meshë në kryeqytetin Bangui si dhe pritet të takojë edhe liderët mysliman për të shqyrtuar dhe shkëmbyer mendimet dhe problemet shqetësuese të këtij vendi.
Para kësaj vizite , gjatë dy ditëve të kaluara Papa ka vizituar edhe Ugandën dhe Kenian.