Muslimanët në të gjithë botën e urrejnë ISIS-in
ISIS-i është pothuajse i urryer universalisht në të gjithë Lindjen e Mesme, në Azi dhe Afrikë, si dhe në vendet me shumicë muslimane, dëshmon një sondazh i ri.
Pavarësisht rreth retorikës të supozuar kinse simpati për grupin terrorist në mesin e muslimanëve në Britani të Madhe dhe në mbarë botën, hulumtimi nga Qendra Kërkimore Pew tregon se nuk ka mbështetje pothuajse në 11 shtete dhe territore të anketuara, raportoi The Independent.
Chris Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik (Caabu), tha se rezultatet nuk janë befasuese.
Unë mendoj se ISIS-i është parë si një kërcënim për komunitetet në të gjithë botën arabe – muslimane, të cilët kanë qenë viktimat e tyre kryesore në fund të fundit, siç ishte rasti me al-Kaidën, tha ai.
Natyra brutale e sundimit të tyre, mënyrën se si ata i kanë trajtuar femrat, gratë, prerjet e kokave, për këto krime ata nuk janë të dashur tek populli.
(Të anketuarit, ) gjithashtu e dine se me veprimet e tyre, ISIS-i është duke u përpjekur për ta kthyer botën jo-muslimane kundër tyre.
Chris Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik (Caabu), tha se ndërsa të gjithë të anketuarit kishin përvojën e grupeve ekstremiste, si në Liban, ishin veçanërisht të vetëdijshëm për kasaphanën në vendin fqinj në Siri, që ka nxitur qindra mijëra refugjatë të largohen përtej kufijve të saj.
Qendra Kërkimore Pew mori rezultatet nga Anketa Globale të cilat u kryen në pranverën e këtij viti, para raundit të fundit të mizorive të ISIS-it që kryen sulmet në Francë, Rusi, Liban, Egjipt, Tunizi, Iraku dhe Siri.
Burimi: IQNA News