Mirë që avionin e rrëzoi Turqia e jo SHBA-ja
Reaksioni nga të gjitha anët
në incidentin me bombarduesin rus SU-24 të cilin e rrëzoi Turqia, flet për
përparimin kur është fjala për përmbajtjen nga dhuna në rajon, konsideron
politikologu dhe ish këshilltari i kryetarit amerikan Zbignjev Bzhezhinski. Të
gjitha anët kanë treguar qasje të arsyeshme problemit në fjalë, jo vetëm lidhur
me avionin, por edhe me krizën e gjithëmbarshme në Siri, ka thënë Bzhezhinski
në intervistën e tij dhe ka shtuar se
mirë është që avionin rus e ka rrëzuar Turqia e jo SHBA-ja.
“Mirë është që avionin rus nuk e ka rrëzuar Amerika, dhe atë diku në afërsi të Baltikut, pasi që në këtë rast Rusia do të mund të reagojë krejtësisht ndryshe, që do të mund të shkaktonte intervenimin ushtarak të SHBA-ve”, ka thënë ai. Bzhezhinski ka shpreh optimizëm në çështjen e konfliktit sirian, duke thënë se bisedimet në Vjenë janë ato që do të sjellin zgjidhjes së krizës siriane. Shkencëtari politik amerikan me prejardhje polake njashtu konsideron se mbetja e kryetarit sirian Bashar al Asadit në pushtet nuk do të sjell Rusisë aspak dobi, bile jo aq sa për SHBA-në do të thoshte largimi i tij. Në të njëjtën kohë, të dyja janë të interesuar që të mos lejojnë konflikt të madh në mes tyre.
“Ndoshta jam naiv, por konsideroj se bëhet fjalë për situatën në të cilin rolet nuk janë aq dramatike”, ka thënë Bzhezhinski. Ai ka shtuar se Rusia dhe Perëndimi ndajnë interesin ashtu që të sigurohet stabiliteti në rajon, e kur është fjala për shkuarjen e sirian, pak është e besueshme se cilado anë do të sakrifikojë interesat e saj më të rëndësishme për fatin e tij personal.

Burimi: sputniknews