Maqedonia

Ish luftëtarët e ISIS-it kthehen në Maqedoni

Në Republikën e Maqedonisë  dhjetëra persona  që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri, këtë javë  janë kthyer dhe aktualisht gjenden  në Shkup dhe qytetet tjera. Për këtë lajm ka njoftuar Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i cili ishte mjaftë i alarmuar dhe i shqetësuar.

Ivanov këto informata i dha gjatë një takimi me gazetarë. Ai tha se si pjesëtarë në luftimet në Siri nga Maqedonia kanë shkuar 110 persona, 25 janë vrarë, ndërsa shumica e pjesës tjetër janë rikthyer këto ditë dhe ndodhen në vend.

Presidenti tha se këto persona kanë shfrytëzuar korridorin e njëjtë me refugjatët. Si dhe këtyre ditëve ka dyfishuar numrin e  patrullimeve të shpeshtuara të policëve të armatosur e me jelekë antiplumb.