Fytyra e vërtet e dhunës në Kosovë- gjatë festës së flamurit
Në 28 nëntor 2015 policia e Kosovës e urdhëruar nga qeveria që të ndërmarrë aksionin më të dhunshëm kundër subjektit më të madh opozitar. Qëllimi i vetëm i tyre ishte që të shtypet e të ndalohet aktiviteti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe të ndalet zëri i qytetarëve të cilët masivisht dhe në mënyrë të organizuar u shprehën kundër kthimit të Kosovës në Serbi përmes Zajednicës.
Ndryshe, manifestimi i opozitës që u paralajmërua paqësor i tillë ishte deri në fund të fjalimeve të tre liderëve të opozitës, derisa pas tij gjithçka eskaloi për shkaka të paraqitjes së Albin Kurtit para masës. Policia ka reaguar menjëherë duke e arrestuar atë dhe shumë të tjerë nga ky subjekt, e kjo ka ndodhur në zyrat e Vetëvendosjes.
Përdorimi i forcës së qindra policëve kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!- ka shkaktuar dhjetëra të lënduar, dhuna ka vazhduar edhe në ambientet ku janë mbajtur aktivistët e arrestuar për qëndrimet e tyre politike.
Të lënduarit:
Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është rrahur, është shkelmuar e shkelur prej policisë ndërkohë që rrinte ulur në rrugë, i lënduar rëndë në brinjë.
Gani Krasniqi, aktivist i çështjes kombëtare, i burgosur politik, organizator i UÇK-së, ish-kryetari i komunës së Malishevës,është rrahur rëndë prej policisë brenda në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i janë shkaktuar hematoma e gjakrrjedhje në fytyrë.
Valdrin Ahmeti, Koordinator për Aktivitete në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Frashër Krasniqi, drejtues i Sekretariatit për Media e Komunikim i Lëvizjes
VETËVENDOSJE! Kushtrim Dermaku është lënduar rëndë në kokë dhe ka përfunduar në
emergjencë ku ka marrë 5 qepje. Qëndrim Sahiti, Luan Hoti, 6 aktivistë kanë
marrë ndihmë deri më tani në emergjencë.
14 aktivistë janë në gjendje të rëndë brenda në ambientet policore, dhe kanë
nevojë urgjente të kurohen në emergjencë
Ky është bilanci pas një Manifestimi paqësor për Republikën. Kjo është fytyra e vërtetë e dhunës.