Amerike

Komuniteti Musliman në Florida: Islami nuk e njeh ISIS-in

    

Rreth 100 muslimanë u mblodhën së bashku në namaz ditën e xhuma në  Institutin Dar ul Ulum në qytetin Pembroke Pines në Florida, për të shprehur se ISIS-i shtrembëron besimin e tyre.

Kjo është diçka që ata bëjnë çdo të premte, por me sulmet e fundit terroriste në Paris pretenduar nga ISIS-i, frika po hedh një re të zezë mbi besimin e tyre.

Shumë njerëz janë shumë të frikësuar, ka thënë Shejh Muhammed Shafayat. Unë jam duke i dëgjuar vajzat se ato frikësohen të mbajnë shaminë. Ato janë të frikësuara të dalin jashtë në qytet për shkak se ngacmohen nga njerëzit. Njerëzit janë duke i shikuar ato me përbuzje, duke i përgojuar, duke i përqeshur. Sjellje të tilla me të vërtetë janë prekëse, të lëndojnë, të dhëmbshme.

 

“ISIS nuk është pjesë e besimit Islam.”

Dhe, Islami nuk e njeh ISISin, tha ai.

Nga ana e tij, Pedro Rivera tha se ISIS-i  është një keqinterpretim i besimit Islam.

Pedro Rivera pranon se ai dhe muslimanë të tjerë mund të bëjnë një punë më të mirë për të ndihmuar të tjerët të kuptojnë bindjet e tij fetare.

Ne si muslimanë mund të bëjmë një punë më të mirë për t’i mësuar njerëzit që ju shihni në TV, se ata nuk na përfaqësojnë, tha Pedro Rivera.