Të Udhëzuarit Në Islam

Dijetari i Universitetit në Bullgari e përqaoi Islamin pasi e përktheu Kur’anin

Profesori bullgar i letërsisë klasike arabe  e ka përqafuar Islamin pas studimit dhe përkthimit të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën bullgare.
Profesori bullgar i letërsisë klasike arabe e ka përqafuar Islamin pas studimit dhe përkthimit të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën bullgare.

Prof. Dr. Svetan Teofanov punon në Departamentin e Letërsisë Klasike Arabe në Universitetin e Sofjes, ku ligjëron në Kur’an dhe komentimin e Kur’anit.

Ai deri më tani ka botuar disa libra, si dhe ka botuar një komentim të Kur’anit. Prof. Svetan Teofanov ka përfunduar doktoratën e tij në Qendrën për Studime Islame në Oksford  si dhe doktoraturë të dytë në Institutin e Studimeve Orientale në Moskë.

Si pjesë e punës së specializimit, Dr. Teofanov tha: Shumë vite më parë, me kërkesën e shtëpisë botuese shtetërore, fillova ta përkthej Kur’anin e Shenjtë. Kjo ishte periudha socialiste. Në vend se të ishim në shërbim të muslimanëve, më shumë ishin të shqetësuar me politikat asimiluese në

lidhje me Turqinë. Menjëherë pas fillimit të punës, ishte tranzicioni demokratik në vitin 1989, shtëpia botuese e shtetit falimentoi, dhe kështu përkthimi i Kur’anit të Shenjtë në gjuhën bullgare nuk u botua në atë vit.    Megjithatë, unë vazhdova të punojë në përkthimin e Kur'anit të Shenjtë dhe kjo është arsyeja që jeta ime ndryshoi. Fillova të kuptoj më mirë librin tonë të lartësuar dhe e dashurova me zemër. 

Dr. Svetan Teofanov i cili ka vazhduar për të ligjëruar duke u fokusuar në gjuhën arabe në Universitet tha se pranimi i Islamit i çeli shumë dyer për të.

Kur kam filluar të përkthej Kur’anin,   unë e konsideroja si një libër i zakonshëm. Me kalimin e kohës fillova të kuptoj me një kuptim më të thellë tekstin, përmbajtjen e Kur’anit. Në kolegj kam lexuar komentimet e Kur'anit dhe kuptimin, por e ndjeva vërtetësinë e tij ndërsa unë isha duke përfunduar përkthimin aktual. Dhe më në fund, unë e pranova Islamin dhe tani unë jam  musliman.

Burimi: Pak Observer