Kulturë

Qendra Kulturore Iraniane në Pakistan organizon Garat Kur’anore

Qendra Kulturore Iraniane në Pakistan planifikon të organizojë Garat Kur’anore në këtë shtet të Azisë Jugore.

Garat Kur’anore o do të mbahen me rastin e Javës së Unitetit Islamik në fund të këtij viti,  njoftoi faqja e internetit e Organizatës për Kulturë Islame dhe Marrëdhënie Islame (ICRO).

Në Javën e Unitetit Unitetit Islamik, të gjithë muslimanët, Sunni dhe Shia, e përkujtonë lindjen e Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s).

Garuesit do të konkurrojnë në dy kategoritë, në këndimin e Kur’anit dhe të mësimit përmendësh të tërë Kur'anit.

Shtëpia Kulturore Iraniane në Ravalpindi do të organizojë Garat Kur’anore më  28-29 dhjetor 2015.

Të interesuarit mund të regjistrohen duke plotësuar formularin dhe duke e dërguar atë në Shtëpinë e Kulturës Iraniane në Ravalpindi.

Qytetarët pakistanezë të moshës 18-40 mund të marrin pjesë në gara.

Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni të planifikuar për datën 29 dhjetor 2015 në  Shtëpinë e Kulturës.