Bosna Hersek

Izetbegoviç: Nuk duhet të kremtohen festat shtetërore me mevlude

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, sot përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konfirmon se dispozita ligjore që përcakton 9 janarin si ditën e entitetit të Republikës Srpska nuk është në përputhje me kushtetutën e BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai rikujtoi se ankesën e kishte paraqitur pothuajse tre vjet më parë dhe tha se nuk duhet që festat shtetërore të kremtohen me mevlude. Izetbegoviç, në ankesë kishte deklaruar se kjo ditë si Dita e Republikës nuk është në pajtim me nenin II/4 të Kushtetutës së BeH-së.

Bosnja dhe Hercegovina është edhe e boshnjakëve edhe serbëve edhe e kroatëve edhe e të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, duke përfshirë edhe RS-në që është edhe e qytetarëve serbë edhe boshnjakë edhe kroatë, dhe gjithëve që jetojnë në këtë entitet. Jam i befasuar nga reagimet e ashpra dhe emocionale të politikanëve në RS. Me pretendimet se kjo dëmton RS, se shkohet  në drejtim të heqjes së RS-së, se unë nuk e pranoj RS-në, punojnë kundër interesave të këtij entiteti, thjesht këto nuk janë të vërteta. Unë personalisht e pranoj RS, ashtu siç pranoj gjithçka që është pranuar dhe nënshkruar në Dejton, tha Izetbegoviç.

Siç thotë ai, nuk mund ta pranojë këtë si ditë që duhet kremtuar.

Kjo është një ditë kur shënohet edhe kremtohet edhe festa fetare ortodokse e RS-së. Nuk mendoj se me këtë mund të identifikohen katolikët dhe muslimanët, hebrenjtë dhe kështu me radhë. U bëj thirrje autoriteteve të Republikës Srpska që të zbatojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vendosin një datë të pranueshme për të gjithë. Nuk duhet që me mevlude dhe festime të shënohen festat kombëtare, ka thënë Izetbegoviç.

Sipas tij, ai gjithmonë do të parashtronte ankesë me të cilat do të ndihmonte në korrigjimin e padrejtësive në BeH.

Burimi: Gazeta İmpakt