Siria

Sirianët Nuk Do Ta Falin Turqinë!

“Jemi të lumtur, që të paraqisim një kryeartikull tjetër të analistit, intelektualit, gazetarit dhe mendimtarit të njohur turk Fehim Taştekinit, të botuar në të përditshmen turke “Rast Haber” (Lajmi i Rastit) për lexuesit e nderuar shqiptarë. Fehim Taştekini sqaron se: “Republika e Turqisë, e cila këmbëngulte në faktin se, nuk do të pranonte kurrë koalicionin politik, gjatëndryshimit të regjimit sirian me Beshar Esedin, në ditët tona u dorëzua pa kushte. Gazetari i njohur turk, sqaron në mënyrë të hollësishme ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet ushtarake ruse në shtetin sirian, sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit dhe ndryshimin e baraspeshave politike dhe ushtarake në Siri. Gazetari i njohur turk Fehim Taştekin, sqaroi bukur dhe qartë,epokën e ndryshimit të pushtetit në shtetin sirian”.

“Gazetari i njohur turk Fehim Taştekin,është një ndjekës i afërt, i zhvillimeve më të rejatë konfliktit sirian. Ndonëse është akuzuar shpesh herë me të padrejtë, si një përkrahës i regjimit të presidentit sirian Beshar Esedit, ai ka kaluar shumë kohë, dukë shëtitur dhe duke mbledhur të dhëna,në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Në librin e tij të fundit me titull: “Konflikti Sirian: Ose Shkatërro Dhe Shko, Ose Rezisto Dhe Qëndro” ai na jep të dhëna të hollësishme, duke na pasqyruar të vërtetat e pathëna, të këtij konflikti. Si rrjedhojë ai komenton dhe shpjegon në mënyrë konkrete konkrete, tri ngjarjet e fundit të rëndësishme, pra samitin e mbajtur në qytetin turistik të Antaljas të shteteve të G-20-s, takimin e regjimit dhe opozitës siriane në kryeqytetin austriak të Vjenës dhe sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetit francez të Parisit”.

Moderatori: “Vallë a është një pasqyrim, i konfliktit sirian titulli i veprës suaj: “Konflikti Sirian: Ose Shkatërro Dhe Shko, Ose Rezisto Dhe Qëndro?!”

Fehim Taştekin:“Po shumë e saktë! Në të vërtetë titulli i veprës sime:“Konflikti Sirian: Ose Shkatërro Dhe Shko, Ose Rezisto Dhe Qëndro?!”është një pasqyrim i vërtetë, i konfliktit pesë vjeçar sirian. Ndonëse në njërën anështeti turk, më ka akuzuar shpesh herë me të padrejtë, si një përkrahës i regjimit të presidentit sirian Beshar Esedit, ndërsanë anën tjetër unë kam mbështetur, me sa fuqi që kam rrëzimin e këtij të fundit. Por fatkeqësisht njerëzit, bashkëbiseduesit dhe analistët politikë, e keqkuptuan qëllimin tim dhe si rrjedhojë konflikti sirian u ashpërsua më tej. Kështu që çështja e rrëzimit të regjimit sirian, u shndërrua në çështjen e rrëzimit tështetit sirian. Këta të fundit papritur dhe pakujtuar, krijuan përshtypjen se: “Regjimi sirian duhet të rrëzohet, ndërsa shteti sirian nuk duhet. Tanimë duhet ruajtur tërësia tokësore e shtetit, sepse po vihet në rrezik, nga ky komplot dashakeqës. Pikësynimi ynë është ruajtja e shoqërisë dhe shtetit sirian”.

Moderatori: “Vallë a është kjo një përshtypje e drejtë dhe e saktë?!”

Fehim Taştekin: “Sigurisht që po! Populli sirian, synon me mish e me shpirt rrëzimin e regjimit, por krahas saj shton se: “Ne duam me gjithë zemër, rrëzimin e regjimi, por ne nuk duam që këtë ta bëjnë shtete diktatoriale si, Mbretëria e Arabisë Saudite, Mbretëria e Katarit, ose Republika e Turqisë. Si rrjedhojë,ne nuk duam një regjim të importuar nga jashtë, sepse ndryshimi i regjimit sirian, nuk mund të kryhet sa hap e mbyll sytë, ose me një të rënë të lapsit. Ne nuk duam që shtetet e lartpërmendura, të vijnë dhe të na japin mend, duke synuar ndryshimin e regjimit sirian dhe vendosjen e “demokracisë së vërtetë”, e cila është një nga regjimet më të ndyra të rruzullit tokësor”. Kjo është përshtypja e shumicës së popullit sirian, i cili e do dhe e mbështet presidentin e tij Beshar Esedin, duke e cilësuar si një hero kombëtar. Përshtypja e popullit sirian, është e ndryshme nga përshtypja jonë, për presidentin sirian. Si rrjedhojë, analizat politike të kryera në laborator, nga hulumtuesit, politikanët, studiuesit dhe zyrtarët turq ndryshojnë, si dita me natën në krahasim me, gjendjen e vërtetë në terren në shtetin sirian. Kjo është arsyeja kryesore se, përse politikanët dhe zyrtarët turq, nuk panë përtej hundës së tyre, kështu që i hasi sharra në gozhdë në shtetin sirian”.   

Moderatori: “Mua më kanë bërë përshtypje, fjalëte një opozitari sirian, i cili duke iu drejtuar shtetit turk shprehu: “Qytetarët e Halibit, nuk do ta falin kurrë Turqinë”, sepse kjo e fundit ndikoi në masakrimin e qindra mijëra sirianëve. “Vallë a do ta falin sirianët Republikën e Turqisë!?”

Fehim Taştekin:“Unë jam i mendimit se, sirianët nuk do ta falin lehtë. Aktorët e mirëfilltë të politikës turke pandehën se, shoqëria dhe regjimi sirian janë njerëz, tëpaditur dhe të paedukuar. Këta aktorët të mirëfilltë pandehën se, në të vërtetë shteti sirian, nuk dotë ishte në gjendje të kontrollonte rrethet, prefekturat dhe qarqet e tij, sepse gjithçka, do të ishte në duart e veglës më të fuqishme shtetërore, Shërbimit të Fshehtë Sirian (Muhaberatit). Gabimi trashanik i këtyre aktorëve mirëfilltë të politikës turke, ishte se kërkuan që modelin e prapambetur turk, ta vendosnin dhe në shtetin sirian. Themi se Republika e Turqisëka luajtur një rol kyç,në shkatërrimin e kryeveprave të qytetërimit, të cilatishin vendosur në mbarë Republikën Arabe të Sirisë. Agjentët e Organizatës së Informimit Kombëtar Turk (MIT-it), shkulën dhe vodhën të mekanizmat më të rëndësishme, të fabrikave më të mëdha siriane, duke i shitur në Turqi. Të tërë këtë llahtari dhe tmerr e kryen hapur dhe qartë në sytë e mbarëpopullit sirian. Me të vërtetë është shumë qesharak fakti se, si në ditët tona Turqia ende pa u skuqur dhe pa u zverdhur aspak, e cilëson veten si “mbrojtësen më të madhe të popullit sirian”. Por nëse kalojmë në anën tjetër të kufirit dhe pyesim një sirian të thjeshtë, ky i fundit pa iu dridhur qerpiku, do të na shpalosë të vërtetën e hidhur në sy. Kjo është arsyeja kryesore se, përse sirianët nuk do ta falin Turqinë!”

Moderatori: “Në ditët e sotme analistët, politikanët dhe zyrtarët turq acarohen në kulm, kur i përmendet thënia e tyre e njohur: “Presidenti sirian Beshar Esedi, do të rrëzohet nga pushteti brenda 3 ose 5 javëve”. Vallë si ka mundësi që shteti turk, u tregua kaq foshnjarak duke i hyrë detit më këmbë?!”

Fehim Taştekin: “Unë unë besoj se aktorët e mirëfilltë, të politikës turke pandehën se, e njihnin mirë përbërjen e qeverisë së shtetit sirian, ashtu siç aludonin se njihninshtetet e tjera të Lindjes së Afërt. Politikanët turq pandehën se dhe në shtetin sirian, do të mund të krijonin kontakte të vazhdueshme me Vëllazërinë Muslimane Siriane, ashtu siç krijuan me Vëllazërinë Muslimane Egjiptianedhe do të kishin më të lehtë rrëzimin e regjimit sirian, duke vendosur vasalët e tij në vend të tij. Sipas orekseve të këtyre aktorëve të mirëfilltë, duke u mbështetur në faktin se, qeveria egjiptiane u rrëzua brenda 11 ditëve, qeveria tuniziane u rrëzua brenda 18 ditëve, ndërsa regjimi sirian “ndonëse zotëron njëushtri tëfuqishme, do të rrëzohet brenda 2 muajve”. Opozitarët sirianë organizuan disa protesta, tëcilat u frynë dhe u zmadhuan nga masmedia arabe e El-Xhezirës “Gadishullit” me seli në kryeqytetin kataras të Duhasë. Kështu që popujt muslimanë pandehën se, me të vërtetë po ndodhnin protesta të mëdha dhe të dhunshme në shtetin sirian. Pamjet filmike të rreme, të stacionit televiziv të El-Xhezirës “Gadishullit”, tregonin se si sirianët, po zhvillonin protesta të mëdha, kundër regjimit sirian, në Tregun Hamidije, në kryeqytetin sirian të Damaskut, por në të vërtetë ishin mbledhur vetëm 150 rrugeçër. Por stacionit televiziv i El-Xhezirës “Gadishullit”, me qëllim “anashkaloi dhe harroi” të shfaqte pamjet filmike të vërteta, të protestave masive të sirianëve, njëra nga të cilat ishte dhe vargu gjigant njerëzor prej kilometrash të tërë, i zhvilluar në qytetin dhe portin sirian të Tartusit, në mbështetje të regjimit sirian. Lërmëni të citoj se, asnjë nga masmediat botërore, nuk e pasqyroi këtë lajm, madje qëllimishte anashkaluankëtë dhe lajme të tjera të ngjashme me të”.

Moderatori: “Vallë përse masmediat botërore, nuk e pasqyruan këtë lajm?!”

Fehim Taştekin: “Organizata e të Drejtave të Njeriut dhe organizatat e tjera serioze ndërkombëtare, u bënë palë në këtë mashtrim të përbashkët. Ndërsa masmediat shtetërore turke, nën udhëheqjen e së përditshmes “Agjencia e Anadollit”, luajtën një rol kyç në mosshfaqjen e këtyre pamjeve filmike të vërteta. Gjithashtu masmediat botërore, ndoqën të njëjtën shembull. Madje këto të fundit, nisën orvatje të papara me synimin e demonizimit të regjimit sirian, sepse ky i fundit është kundër regjimit çifut cionist dhe është aleati kryesor i Republikës Islame Iraniane dhe i Federatës Ruse. Masmediat botërore, nisën fushatën e gënjeshtrave dhe të shpifjeve, kundër regjimit sirian duke shpifur se, Sigurimi i Shtetit Sirian (Shebbiha) po masakronte fshatra të tërë aleuitë dhe shiitë, me synimin e fillimit të luftës së përçarjes doktrinore fetare, në mesin e popullit sirian. Por sipas dëshmive të sirianëve aleuitë, shiitë dhe sunnitë, të cilat kam patur fatin t’i dëgjoj me veshët e mi, kam arritur në përfundimin se, masmediat botërore kanë gënjyer dhe mashtruar masivisht. Lërmëni të theksoj se, është mëse e vërtetë se Sigurimi i Shtetit Sirian (Shebbiha) dhe regjimi sirian kanë kryer krime lufte. Por siç thotë fjala e urtë popullore: “Ky stan këtë bulmet ka”, pra dukuria e ndërlikuar negative e luftës, bart në vetvete shumë veprime të ndyra, të pacipa dhe të ulëta, të cilat palët janë të detyruara t’i kryejnë. Si rrjedhojë, pohojmë se të tëra palët e përfshira në luftë janë mëkatare, përfshirë këtu si regjimin ashtu dhe opozitën siriane, të cilat kanë kryer krime lufte të papërfytyruara”.

Moderatori: “Vallë a jeni orvatur ndonjëherë, t’i lajmëroni zyrtarët turq, mbi të vërtetat siriane që keni parë dhe keni dëgjuar në shtetin sirian?!”

Fehim Taştekin: “Lërmëni t’iu shpreh keqardhjet e mia, mbi faktin se si masmediat shtetërore turke, nën udhëheqjen e masmedias shtetërore “Agjencia e Anadollit” gënjenin paturpësisht se “regjimi sirian ndonëse zotëron një ushtri të fuqishme, do të rrëzohet brenda 2 muajve”. Me synimin e dhënies fund një kësaj komedie, zhvillova një bisedë telefonike 50 minutëshe, me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Turke dhe i bëra të ditur se ishin shumë larg të vërtetës në shtetin sirian dhe se regjimi nuk do të rrëzohet edhe për shumë kohë. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Turke u kundërpërgjigj: “Jo nuk ka mundësi! Ne kemi agjentët tanë në terren dhe ngjarjet do të zhvillohen ashtu siç synojmë”. Për të qartësuar mendimet e mia shkova dhe njëherë në Siri, ku në spitalin shtetëror të kryeqytetin sirian të Damaskut, takova një sakat të cilit ia kishin plagosur vëllain tetë herë. Ky sakat më tregoi se, si opozitarët sirianë dhe organizatat e armatosura terroriste, e kishin detyruar me dhunë, e kishin torturuar familjarisht, madje i kishin masakruar disa të afërm, vetëm që të merrte pjesë në protestat e dhunshme të opozitës në qytetin sirian të Himsit. Më pas ishte detyruar, që të strehohej në kryeqyetin sirian të Damaskut, sepse opozitarët sirianë në bashkëpunim me organizatat e armatosura terroriste, i kishin grabitur shtëpinë dhe i kishin vënë flakën. Më pas m’u përgjërua që historinë e tij të hidhur, t’ua tregoja të tërë botës, qëtë mësonte të vërtetën mbi shtetin sirian, e cila qëllimisht anashkalohet, manipulohet dhe harrohet, nga masmediat botërore”.

Moderatori: “Vallë përse thoni këtë?! Vallë përse kjo e vërtetë anashkalohet dhe manipulohet, nga masmediat botërore?!”

Fehim Taştekin: “Lërmëni t’iu sqaroj se populli sirian,është dëshmitar i ngjarjeve të hidhura të përditshme. Por kur ndez televizorin për të parë lajmet sheh se, pamjet filmike janë tërësisht të ndryshme me të vërtetën e përditshme. Për këtë arsye ata mërziten dhe shprehin keqardhje duke cituar: “Masmedia botërore po tallet dhe luan me ne, duke thurur komplote dashakeqe për popullin tonë”.

Moderatori: “Republika e Turqisë, e cila këmbëngulte në faktin se, nuk do të pranonte kurrë koalicionin politik, gjatë ndryshimit të regjimit sirian “me Beshar Esedin”, në ditët tona a do të dorëzohet pa kushte, duke e pranuar këtë të fundit si një fakt të kryer?!”

Fehim Taştekin: “Përgjigjja për këtë pyetje është se Republika e Turqisë, gaboi rëndë duke i hyrë detit më këmbë. Por fillimisht duhet t’i përjgijemi pyetjeve: “Vallë a ishte konflikti sirian një çështje që u nis nga ana e shteti turk?” ose “Vallë a ishte përfshirja e Turqisë në konliktin sirian, një lojë e ndyrë e Xhaxha Semit, për hir të interesave dhe përfitimeve të tij?!” “Vallë përse shteti turk e përvetësoi kaq shumë ndërhyrjen politike dhe ushtarake në shtetin sirian?! “Vallë përse dy superfuqitë amerikane dhe turke, ishin të njëzëri mbi shkatërrimin e regjimit dhe mbështetjes së opozitës siriane, në mbledhjen e mbajtur në kryeqytetin kataras të Duhasë?!” Themi se në atë mbledhje, gjendej dhe kryetari i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA-s) i cili urdhëroi politikanët turq të shpreheshin se, tanimë Turqia do t’i ndërpriste marëdhëniet shumëpalëshe me Sirinë dhe do të cilësonte si armik regjimin sirian të Beshar Esedit!”

Moderatori: “Vallë a i dha Uashingtoni zyrtar, një mundësi Ankarasë zyrtare,për ndryshimin e regjimit sirian?!”

Fehim Taştekin: “Pohoj se nëse me të vërtetë, shteti turk besonte fuqishëm se, do ta mund të ndryshonte regjimin sirian me anë të zhvillimit të bisedimeve, duhettë përdorte besueshmërinë e tij, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me zero probleme. Por ndonëse mundësia iu dha, fatkeqësisht shteti turk dështoi. Pas dështimit të këtyre bisedimeve, opozita siriane nisi të kryente krime të mëdha, si vrasja e ushtarëve, djegia dhe grabitja e shumëinstitucioneve dhendërtesave qeveritare, rrëmbimi dhe masakrimi dhe shitja e organeve të shumë sirianëve. Me pak fjalë një dramëe vërtetë njerëzore, të përmasave kuranore”.

Moderatori: “Vallë a nuk mund të kuptonte Turqia se, në shtetin sirian do të vepronin shumë organizata terroriste?!”

Fehim Taştekin: “Turqia në vetvete, në sytë e popullit turk, u orvat që të dukej krejtësisht e pafajshme dhe se nuk kishte të bënte aspak, si me konfliktin sirian, ashtu dhe me organizata terroriste. Në fillim të konfliktit sirian urdhërat e prerë të Ushingtonit, për Turqinë ishin të qarta, bashkëpunimi i ngushtë me organizatat terroriste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Turqisë, nisën të dërgonin armatime dhe terroristë drejt shtetit sirian, duke i kaluar fillimisht nga kufiri turko-jordanez. Këta dy shtete nisën dhe eskportimin e terroristëve nga, shtetet arabe të AfrikësVerirore, si Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Egjipti, shtetet ballkanike si Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria dhe shteteve të rajonit aziatik të Turkistanit, ose i Azisë Qendrore. Ja pra ky ishte bashkëpunimi i ngushtë kriminel dhe mizor mes këtyre dy superfuqive aleate. Dhe si përfundim vendosën që këta terroristë, duhet t’i bindeshin të ashtuquajturit “halife të muslimanëve” Ebu Bekr Bagdadit, ose siç njihet ndryshe Shimon Elliotit,një agjenti të Mossadit dhe të falnin namaz në Xhaminë e Emeuive (bijve të Umejjes), në Damask!”.

Moderatori: “Por në Xhaminë e Emeuive (bijve të Umejjes) nu u fal asnjë namaz”.

Fehim Taştekin: “Departamenti Amerikan i Shtetit(DASh-i) duke nuhatur se, nuk do t’ia arrinte synimit të tij e përshkallëzoi gjendjen, duke hapur lojën. Si rrjedhojë nisi bisedimet me shtetin rus. Ndërsa Turqinë e përdori si mish për top, kështu që i hapi kufinjtë e saj, ndaj organiztave terroriste, që të shkonin lirisht në Siri. Më pas Turqia ndihmoi politikisht dhe ushtarakisht, organizatat ektsremiste, uehhabiste, terroriste si “Ahrahu’sh-Shami” (Çlirimtarët e Sirisë), “El-Kaide” (Rregulli), “Feth” (Çlirimi), ISIS-i (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë), “Nusra” (Ndihma), organizatën terroriste si “Ujqërit e Kaukazit” e përbërë nga çeçenët, “Sirinë Muslimane”, e përbërë nga iranianët dhe organizata terroriste më të re “Flamuri i Zi” e përbërë nga ujgurët. Të tëra këta organizata terroriste, kanë përvetësuar ideologjinë ekstremiste, uehhabiste dhe tekfiriste të El-Kaidës “Regullit”. Ndërsa në ditët tona ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po tërhiqet dalëngadalë nga pikësynimi i saj, shteti turk ende vijon me kokëfortësi politkëne saj të gabuar, sepse i kahyrë vetja në qejf. Por në fund të fundit,Ankaraja zyrtaredo të tërhiqet nga politika saj e dështuar dhe do të bëjë atë që bën gjithmonë, bindjen e verbër ndaj “vëllait të madh” Uashingtonit zyrtar”.

Moderatori: “Vallë cili është synimi i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!”

Fehim Taştekin: “Në ditët tona, synimi i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është më ndryshimi i pushtetit, por luftimi i organizatës terorriste të ISIS-it. Shteti amerikan është tërhequr në kënd, duke pritur realizmin e ëndrrës së tij që “presidenti sirian Beshar Esedi, të largohet dhe të dalë “faqebardhë” dhe “me nder” nga konflikti sirian”. Por diçka has në kundërshtimin e rreptë, të shtetit rus i cili këmbëngul me vendosmëri duke thënë: “Jo!Në asnjë mënyrë! Vendimimbi qëndrimin ose largimin e Beshar Esedit i përket vetëm popullit sirian”. Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se orvatja e amerikanëve, mbi ndryshimin e regjimit sirian të Beshar Esedit ka dështuar tërësisht!”

Moderatori: “Vallë si do të ndryshoje e ardhmja e Sirisë, me zbritjen në fushëbetejë të ariut rus?!”

Fehim Taştekin: “Me zbritjen në fushëbetejëtëariut rus, pohojmë se gjithçka ndryshoi. Tanimë Republika e Turqisë, nuk mund të ndërtojë mëkurrë “Zonën e Sigurisë”, të cilën e kishte shumë për zemër. Në ditët e sotme, ndryshimet dhe zhvillimet politike në shtetin sirian, do të përcaktohen nga Federata Ruse, e cila e di shumë mirë se është e pamundur, dhënia fund këtij konflikti me anë të armëve. Si rrjedhojë Rusia këshillon që organizatat terroriste, të cilat janë të gatshme për të bashkëpunuar me qeverinë, le të marrin pjesë aktive nëqeverinë siriane, ndërsa ata tëcilat kundërshtojnë do të cilësohen, ashtu siç janë në të vërtetë, organizata terroriste dhe do të luftohen deri në fund. Rusia gjithashtu këshillon,në njërën anë zhvillimin e reformave siriane, ndërsa në anën tjetër këshillon krijimine një trupe ushtarake ndërkombëtare, nën udhëheqjen e Ushtrisë Shtetërore Siriane, derisa të agjësohen tërësisht organizatat terorriste”.

Moderatori: “Vallë si do të ndikojë samiti i shteteve të G-20-s, i mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas dhe zhvillimi i bisedimeve mes regjimit dhe opozitës siriane, i mbajtur në kryeqytetin austriak të Vjenës?!”

Fehim Taştekin: “Në këtë pikë lërmëni t’iu citoj, fjalimin e bujshëm të presidentit turk Rexhep Tajjip Erdoğanit kur shprehu: “Vallë si do të ndryshojë demografia e shteteve europiane, nëse ne i hapim dyert e kufirit tonë, për 2.2 milionë refugjatët sirianë drejt shteteve europiane?!” fsheh diçka. Lërmëni t’iu shpjegoj se, ky krahasim i presidentit turk i ngjan “një tregu kuajsh”, ku këta të fundit janë pikërisht “refugjatët sirianë”, të cilët presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, synon t’i shfrytëzojë si një hakmarrje, ndaj mospranimit të Republikës Turke, në gjirin e shteteve të Bashkimit Europian. Menjëherë pas hijes së sulmeve terroriste tëISIS-it në kryeqytetin francez të Parisit më 14 nëntor dhe me zbritjen në fushëbetejë tëariutrus, rrjedha e ngjarjeve në shtetin sirian nisi të ndryshojë. Shteti rus, me lëvizjet e tij politike dhe ushtarake, të zgjuara dhe të guximshme, po i detyron shtetet e fuqishëm perëndimorë, që të shkojnë drejt zbatimit të planit rus, duke u nisur që nga sulmet ajrore ruse, mbi shtetin sirian në 30 shtator, duke vijuar me samitin e mbajtur në kryeqytetin austriak të Vienës më 14 nëntor dhe duke e mbyllur me sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez Paris. Tanimë përpara nismës së “Grupit të Miqve të Shtetit Sirian” shtrohen dy elementë kritikë. Sipas shumicës së këtyre shteteve, pas gjashtë muajve do të krijohet një qeveri teknike, në shtetin sirian dhe do të përpilohet kushteta e re siriane. Më pas duke u mbështetur në këtë të fundit, do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare, nën vëzhgimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke u nisur nga ky plan citojmë se, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mendon se data më ideale e nisjes së bisedimeve, mes regjimit dhe opozitës siriane është 1 dhjetori 2015”.

Moderatori: “Vallë a do të nxjerrin ndonjë mësim, shtetet perëndimorë, nga sulmet terroriste tëISIS-it në kryeqytetin francez të Parisit?!”

Fehim Taştekin:“Theksojmë se pas sulmeve teroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit, shtetet e fuqishëm perëndimorë, duhet të shohin në retrospektivë. Them se ata duhet të rishikojnë kryeneçësinë e pacipë dhe duhet të ndërpresin bashkëpunimin engushtë me organiazatat ekstremiste, uehhabiste, terroriste. Citoj se psikologjia e fajit, e cila ka përfshirë sulmet kriminale të botës muslimane, e cila është ndarë mes së vërtetës dhe të kotës, ndasitë doktrinore fetare, duhet të rishikohen në një mënyrë të hollësishme duke berë vetëqortim të rëndë. Të tërë ne dimë shumë mirë faktin se, organizata terroriste e ISIS-it me hir ose me pahir, po mbjell farërat e urrejtjes, të cilat po lulëzojnë nështetet muslimane. Ne jemi dëshmitarë se kjo organizatë terroriste, i ka shpallur luftëlarmisë sëvirtyteve dhe vlerave fisnike dhe të të larta kulturore, fetare dhe doktrinore të shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme. Ideologjia uehhabiste teroriste e ISIS-it synon shfarosjen e pakicave aleuite, jezidite, durzitë, shiite dhe pakicave të tjera fetare islame. Të tërë ne si muslimane e dimë shumë mirë se, kjo organizatë për vite me radhë është mbështetur dhe vijon të mbështetet finaciarisht dhe ushtarakisht nga treshja e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikë Franceze”.

Moderatori: “Vallë si do të ndryshojnë masat drastiketë shteteve perëndimorë, pas sulmeve terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit?!”

Fehim Taştekin:“Gazeta e përditshme gjermane “Der Spiegel” (Pasqyra) e cila ka aritur të zbulojë, një dokument të fshehtë të Kremlinit, i cili thotë se Federata Ruse, synon krijimin e një shteti sirian laik, demokratik, sovran, me tërësinë e trojeve të tij dhe jo të mbështetur në doktrinat fetare. Por përballë realizimit të planit rus, gjendet roli kyç i organizatës terroriste të ISIS-it. Citojmë se duke u mbështetur në vendimin me numër 2199, Këshilli i Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duhet të marrë masa parandaluese, me synimin e luftimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të shitjes së naftës, nga organizata terroriste e ISIS-it. Për më tepër ky dokument i fshehtë, bënte fjalë dhe për argumentët bindës, të cilët presidenti rus Vladimir Putin i pëmendi në samitin e shteteve të G-20, të mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas. Kreu i Kremlinit në këtë samit shprehu: “Besoj se të tërë ne, e dimë shumë mirë fakin se, 40 shtete të fuqishëm të globit e mbështesin politikisht dhe ushtarakisht, organizatën terroriste të ISIS-it. Si rrjedhojë them me bindje të plotë se, pikërisht disa shtete pjesëmarrëse në këtë samit, mbështesin financiarisht ISIS-in. Unë personalisht u kam bërë të ditur homologëve të mi se, shërbimi i fshehtë rus (FSB-ja) zotëron pamje filmike, në të cilat shihet qartë se si organizata terroriste e ISIS-it, vijon veprimtarinë e saj të jashtëligjshme të shitjes së naftës, me rrugë ajrore dhe tokësore. Në këto pamje filmike, duket qartë dhe pastër, vargu prej disa kilometrash i kamionëve të ngarkuar me naftë”.

“Si përfundim nënvizoj faktin se, sulmet terroriste të ISIS-it në kryeqytetin francez të Parisit, kanë ngritur siparin e një epokë të re të luftës kundër kësaj organizate terroriste. Besoj se shumë shpejt të tërë shtetet e fuqishme të planetit tonë, do të bashkohen në një koalicion ndërkombëtar ushtarak kundër ISIS-it. Ndërsa synimi qesharak i shtetit turk, mbetet moskalimi i YPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde) në anën perëndimore, pra të trojeve irakiane të Lumit Eufrat, aty ku gjenden terroristët e ISIS-it, të cilët e kanë kaluar tanimë. Pra Ankaraja zyrtare, ka përjashtuar vetveten, nga të tëra politikat aktive dhe zgjidhjen e konfliktit sirian, duke vijuar të merret me synime foshnjarake, qesharake, të kota, të cilat nuk ia vlen barra qiranë siç janë këmbëngulja e mushkës, mbi krijimin e “Zonës së Sigurisë”, krijimin e “Zonës së Ndalim Fluturimit” dhe përfshirjen në listën e organizatave terroriste të PYD-së(Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde), të cilët gjithmonë bien në vesh të shurdhër. Por vetëpërjashtimi i shtetit turk, nga të tëra politikat aktive, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë, sepse të paktën shteti turk do të shlyejë faturën e stërmadhe, të gabimeve, fajeve dhe mëkateve të shteteve të fuqishëm perëndimorë. E mbyll shkrimin tim, duke pohuar se kjo politikë e gabuar turke, me të vërtetë është diçka shumë e keqe dhe do të rëndojë rëndë, mbi supet e vetë shtetit turk dhe mbarë shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt”.