Turqia ndërpreu fluturimet mbi Sirinë
Aviacioni turk ka ndërprerë fluturimet mbi territorin sirian në kuadër të operacioneve ajrore kundër grupit të armatosur të ISIS-it, lajmëroi gazeta turke Huriyet duke u thirrur në burimet e saja diplomatike. Vendimi është sjell tre ditë pasi që gjuajtësit turk F-16 ka rrëzuar bombarduesin rus SU-24 në kufi me Sirinë, një ditë pas pasi që ushtria ruse në Siri ka dërguar sistemin raketor kundërajror S-400 dhe ka prezantuar kujdestarin luftarake.
Rusia njashtu ka paralajmëruar se bombarduesit e saj më tej do të veprojnë mbi ISIS-in në përcjellje të aeroplanëve gjuajtës dhe nën mbrojtjen kundërajrore edhe nga kryqëzata “Moska” e cila tani gjendet në afërsi të bregdetit sirian. Sot kryetari i Turqisë Recep Tayyib Erdogan ka thënë se çdo veprim të sistemit kundërajror S-400 kundër aviacionit të Turqisë mbi Sirinë do të konsiderojë agresion dhe në atë rast “ka drejtë që të mbrohet”.
Turqi të martën e rrëzoi bombarduesin rus SU-24, ndërsa kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka deklaruar se aeroplani i rrëzuar me raketën e tipit ajër-ajër të shkrepur nga aeroplani turk F-16 mbi territorin sirian, dhe ka rënë larg ë Siri, katër kilometra nga kufiri me Turqinë.
Burimi: Al Jazeera