Kulturë

Kur'ani i fton të gjithë tek intelektualizmi, dialogu racional

Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri
Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri

Kur'ani i Shenjtë kërkon të gjithë që të përdorin intelektualizmin, urtësinë dhe dialogun e arsyeshëm, tha një autoritet i lartë fetar.

Duke folur në mbledhjen 186-të të Këshillit të Lartë të Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik (WFPIST) të enjten në Bejrut, Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri, kreu i këshillit, shtoi se Kur'ani bën thirrje për tolerancë dhe përpjekje për të gjetur të përbashkëtat  madje edhe me jomuslimanët.

Ai përsëriti rëndësinë e unitetit dhe të afërsisë mes shkollave të mendimit islamik, duke thënë se uniteti musliman është ajo që kërkon e vepron Këshilli i Lartë i Forumit Botëror për  Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik (WFPIST).

Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri iu referua përpjekjeve të Republikës Islamike të Iranit për të promovuar unitet në Ummetin Islam dhe vuri në dukje se krijimi i Këshillit të Lartë të Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islamik (WFPIST) është në përputhje me këtë objektiv.

Në vende të tjera në fjalën e tij, autoriteti i lartë fetar, Ajetullah Muhammed Ali Taskhiri  theksoi se konfliktet aktuale në Botën Muslimane janë kurthë e armiqëve të Islamit dhe ata janë pas të gjitha këtyre trazirave, përçarjeve dhe tensioneve.

Burimi: IQNA News