Iraku

Qerbelaja përgatitet për të pritur miliona vizitorë në Arbain

Astan (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjt të Imam Hussejnit (a.s.) në Qerbela, Irak, tha se përgatitjet janë duke u bërë për pritjen e miliona vizitorëve me rastin e Arbainit të ardhshëm.

Sipas faqes së internetit të Astan-it, një plan i integruar është duke u zhvilluar për garantimin e sigurisë dhe rregullimin e shërbimeve të nevojshme për vizitorët në Qerbela..

Çdo vit një numër i madh i vizitorëve takohen në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Ditën e Arbainit.

Në dy vitet e fundit, numri është vlerësuar të jetë më shumë se 20 milionë.

Arbaini  shënon përkujtimin e ditës së 40-të pas martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij në Betejën e Qerbelasë në vitin 61 pas Hixhrit ( apo 680, sipas Kalendarit Gregorian.

Në këtë ditë, muslimanët Shia në të gjithë botën vajtojmë martirizimin e Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokët e tij.

Këtë vit, Arbaini i bie të mërkurën,  më 2 dhjetor 2015.

Burimi: IQNA News