Mbi 1 milionë sirianë u kthyen në shtëpi që nga fillimi i sulmeve të Rusisë kundër terroristëve
Mbi një milion sirianë janë kthyer në shtëpi që nga fillimi i fushatës ajrore ruse kundër grupeve terroriste në vendin e tyre.
Më shumë se një milion sirianë janë kthyer në shtëpi që nga sulmet ajrore të Rusisë që filluan 30 shtator 2015, tha të mërkurën, zëvendës ministri i jashtëm rus, Aleksei Meshkov.
Që nga fillimi i operacioneve ruse, sipas strukturave të OKB-së, më shumë se një milion njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri, tha Meshkov në një konferencë shtypi në Moskë.
Më 30 shtator 2015, Rusia filloi një fushatë ajrore në Siri me kërkesë të presidentit Bashar al-Assad, duke sulmuar pozicionet e terroristëve me saktësi. Operacionet ushtarake kabë qenë të koordinuar me ushtrinë siriane.
Që nga fillimi i fushatës ajrore, forcat ajrore ruse kanë kryer më shumë se 1.800 fluturime, duke shkatërruar më shumë se 2.000 pozicione të terroristëve. Disa qindra terroristë u vranë, dhjetëra qendra të komandës dhe të depove të municioneve u shkatërruan.
Burimi: Sputnik