İslamofobe

Sulme Islamofobike me zjarr vënie në xhamitë nëpër Evropë

Të dyshuarit e paidentifikuar tentuan të shtunën mbrëma për të vënë zjarrin një xhamie në qytetin jugor të Hollandës, Roosendaal, në provincën  Veriore të Hollandës Brabant, një zonë që frekuentohet nga marokenët që jetojnë aty.

Policia hollandeze tha në një deklaratë të shtunën se sulmi i tentuar me zjarrvënie ka shkaktuar dëme në xhami, duke pohuar se hetimi i plotë është duke u zhvilluar me zell për të zbuluar identitetin e kryerësve, raportoi Agjencia Anadolu.

Deklarata bëri thirrje për dëshmitarë ose personat që kanë informacion për të raportuar incidentin në stacionet policore. Ajo shpjegoi gjithashtu se xhamia ishte në shënjestër, e cila është themeluar vitin e kaluar, është xhamia më e madhe në këtë zonë.

Mund të përmendet këtu se tetë persona janë gjobitur nga një gjykatë hollandeze muajin e kaluar  sepse bëri thirrje përmes internetit për të kryer akte të sulmeve të dhunshme  dhe me zjarr-vënie kundër xhamive në Holandë.

Xhamisë në Spanjë  ia vunë  zjarrin në mëngjesin e Parisit

Zjarrvënësit ia vunë zjarrin një xhamie në qytetin spanjoll të Don Benito në orët e para të së shtunës në një sulm të dyshuar nga kryetari i komunës të jetë në shenjë hakmarrje për një seri sulmesh terroriste në Paris, njoftoi Evropa Online Magazine.

Kryetari Jose Luis Quintana tha se ai nuk e kishte përjashtuar mundësinë se zjarri ishte një sulm hakmarrës.

Zjarrfikësit ishin në gjendje që me shpejtësi të shuajnë  zjarrin, flakët. Hyrja e xhamisë  është dëmtuar, por nuk u raportuan viktima. 

Kushdo që e bëri atë e ka zgjedhur objektivin e gabuar,  tha Muhammed Kattabi, një figurë e shquar myslimane në komunitet, duke shtuar se 500  muslimanët e qyetit janë integruar mirë në kuadër të popullatës lokale prej 40.000 banorëve.

Burimi: IQNA News