Rusia

ISIS-i kërcënon se shumë shpejtë do të sulmon Rusinë

Grupi terrorist ISIS ka lëshuar një video në të cilën kërcënon se do të kryen sulme  “shumë shpejtë” në Rusi.  

Video klipi pesë minuta, i publikuar nga Al-Hayat Media Center e ISIS-it, përmban imazhe grafike të sulmeve të mëparshme, të shoqëruar nga një këngë në rusisht.

Grupi betohet se do marrë përsëri Kaukazin dhe ka për të ndaluar atë që të sundohet nga forcat e errëta, si edhe për të pushtuar Kremlinin, dhe do të vendosë sheriatin në Tatarstan.

Në muajin tetor, ISIS i bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën për të nisur sulmin kundër Rusisë dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët, sipas grupit terrorist, janë përfshirë në një luftë- kryqëzatë kundër muslimanëve.

Më 30 shtator 2015, Rusia filloi një fushatë ajrore në Siri me kërkesë të kryetarit të Sirisë, Bashar al-Assad duke sulmuar pozicionet terroriste me sulmet ajrore me shumë saktësi.