Organizatat e bastisura, përfundimisht mbyllen nga shteti
Me 24 nëntor Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ztr. Skender Husejni, me anë të një vendimi ekzekutiv ka shfuqizuar lejet e për 16 organizata joqeveritare në Kosovë, ndërsa sot në mënyrë zyrtare ka treguar edhe emrat e këtyre 16 OJQ-ve.
Plotë 16 organizata jo qeveritare, që me vite të tëra kanë vepruar në Kosovë, këto ditë janë mbyllur përfundimisht nga shteti. Këto organizata u mbyllën për arsye se ishin të përfshira në aktivitete të rekrutimit të luftëtarëve për ISIS, financimin e aktiviteteve ekstremiste si dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste
Atëherë shteti pati vendosur ta pezulloj punën e këtyre 14 OJQ-ve, për një vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji. Madje mbyllja e tyre pasoi pas arrestimit të 40 të dyshuarve për terrorizëm nga një grup prej 57 të dyshuarish.
Ministria e Punëve të Brendshme kësaj radhe vendosi të mbyll përfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizatat joqeveritare që vepronin, siç thuhet në komunikatën e kësaj ministrie nën petkun e kinse organizatave me karakter humanitar.
Gazeta Express ka mësuar emrat e organizatave, aktiviteti i të cilave tashmë është shuar.
Bëhet fjalë për organizatat:
“Sinqeriteti” nga Prizreni,
“Rinia Istogase” nga Istogu,
“Pema e Bamirësisë” nga Peja,
“Parimi” nga Kaçaniku,
“Njëshmëria” nga Gjilani,
“KAD” në Podujevë,
“Gjurma”,
“Nektari-HE”,
“Kalliri i Mirësisë”,
“Çelësi”,
“Al Waqf Al Islami”,
“Argumenti”,
“AKEA” etj.
Deri më tani, që nga mbyllja e tyre, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga udhëheqës të këtyre organizatave./ raporton Gazeta Fjala.