Kosova

Ambasadori Izraelit nga Beogradi viziton Gjilanin

“Edhe shteti i Izraelit ishte me probleme të natyrës së njëjtë me Kosovën, para më shumë se 6 dekadave. Mendoj se ajo që po bëhet në dialogun e Kosovës me Serbinë, është shembull i mirë i lëvizjes drejtë zgjidhjes së problemeve. Është hap shumë i rëndësishëm që pala kosovare dhe ajo serbe po bëjnë në këtë drejtim, për të mirën e qytetarëve të tyre nga të dy shtetet”

Ambasadori Izraelit në Beograd, Yossi Levi sot vizitoi  Kryetarin e  Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, por edhe për kulturën, traditat, bashkëjetesën e komuniteteve dhe tolerancën ndërfetare, si vlera të larta të demokracisë dhe rrugës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të Kosovës me shtetet fqinje.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë “Është nder i veçantë që sot në Gjilan kemi në një vizitë historike, për herë të parë një zyrtar të lartë, ambasadorin e Izraelit me seli në Serbi, i cili viziton Komunën e Gjilanit dhe qytetarët e saj.

Kurse, në fjalën e tij Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yossi Levi tha kishte qëllim që të kuptojë gjendjen për dialogun në mes dy shteteve në këtë rast Kosovës dhe Serbisë, dhe ambasadori Levi e ka përshkruar si shumë të mirë dhe të domosdoshëm për një të ardhme të sigurtë si dhe ka bërë një krahasim politik të Izrailit dhe Kosovës duke thënë :

“Edhe shteti i Izraelit ishte me probleme të natyrës së njëjtë me Kosovën, para më shumë se 6 dekadave. Mendoj se ajo që po bëhet në dialogun e Kosovës me Serbinë, është shembull i mirë i lëvizjes drejtë zgjidhjes së problemeve. Dialogu përherë është perspektivë e një ardhmërie më të mirë për qytetarët e një vendi. Po të shihet nga jashtë, dialogu është shumë i mirë për dy palët, sepse të dialogohet është nevojë e zgjidhjes së problemeve dhe hapjes së rrugës për zhvillim. Është hap shumë i rëndësishëm që pala kosovare dhe ajo serbe po bëjnë në këtë drejtim, për të mirën e qytetarëve të tyre nga të dy shtetet”.