Rusia

Putini i dhuron Imam Hameneit një dorëshkrim të rrallë të Kur'anit

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin i ka dhuruar një dorëshkrim të vjetër të  Kur’anit, Libri i Shenjtë i Islamit, Udhëheqësit  Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin e paraqiti  Kur'anin, për të cilin i tha Imam Hameneit, gjatë një takimi të hënën në Teheran, se është një nga dorëshkrimet më të vjetra të Kur’anit.

Vladimir Putini mbërriti në Teheran në një vizitë një-ditore për të marrë pjesë në Samitin  3-të  Shteteve Eksportuese të Gazit (GECF).

Ai shkoi të takohet me Ajetullah Sejjid Ali Hamenein, menjëherë pas mbërritjes në aeroportin Mehrabad të Teheranit, të hënën pasdite.

Burimi: IQNA News