Rusia

Qëndrimi i përbashkët për Lindjen e Afërt

Gjersa Rusia dhe Irani nuk pajtohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabinë Saudite dhe Turqinë rreth asaj se kush duhet të qeverisë me Sirinë, do të jetë e kufizuar mundësia për bashkëpunim në mes tyre në luftë kundër terroristëve. Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Hamnei ka deklaruar se planet e SHBA-ve për dominim në Siri dhe në tërë rajonin e Lindjes së Afërt paraqesin kërcënim për të gjitha vendet, e posaçërisht për Rusinë dhe Iranin ka përcjell agjencioni Rojters.
Kryetari rus Vladimir Putin po qëndron në vizitë në Teheran, vizitën e parë pas tetë vitesh, dhe gjatë kësaj kohe ka marr pjesë në Forumin e vendeve eksportuese të naftës ku është takuar me kryetarin e Iranit Hasan Ruhanin dhe liderin suprem fetar ajatollah Hamnein. Takimi i Putinit dhe Hamneit ka zgjat më shumë se që është planifikuar, dhe njëra nga temat ishte edhe Siria. Ata kanë konfirmuar se zgjidhja politike në Siri nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë e imponuar, por për fatin e këtij vendi duhet të vendos ekskluzivisht populli sirian. Putini dhe Hamnei kanë deklaruar se pajtohen rreth të gjitha çështjeve aktuale të cilët trondisin për momentin Lindjen e Afërt. Duhet përkujtuar se pikërisht ishte Rusia e cila ka propozuar që Irani të bashkëngjitet grupit për Sirinë, e cila në dy raste është takuar në Vjenë. Politokologu Trapara thotë se edhe vendet tjera po fillojnë të shohin rolin e Iranit, i cili është hallka më e fortë në të ashtuquajturën”gjysmëhënën shiite”. Ai konsideron se të gjitha anët në konfliktin sirian, duke përfshirë edhe Iranin mbështesin idenë e luftës kundër organizatës terroriste ISIS-in. Megjithatë, çështja është se sa është e mundshme koordinimi i aksionit të përbashkët në rast se merret parasysh qëllimet diametralisht të kundërta të të gjitha forcave. Sipas fjalëve të tij, akoma interesat personale të vendeve të caktuara janë më të rëndësishme nga interesat e përbashkëta, për këtë arsye edhe lufta kundër ekstremistëve nuk po fiton në peshë.”Për luftë kundër ideologjisë është i nevojshëm bashkëpunimi me koalicionin perëndimor, pasi është e patolerueshme që disa grupe ekstremiste të konsiderohen”të matura” e pastaj të akuzohet Rusia për shkak të bombardimit të infrastrukturës së tyre”.

Burimi: Sputnik News