Kulturë

Studenti palestinez e mësoi Kur’anin përmendësh për 17-të ditë

Një student universiteti palestinez ka arritur për të mësuar tërë Kur'anin përmendësh në vetëm 17-të  ditë.

Ṣubḥ Waxhih al-Kik, i cili studion fizikën në një universitet në Rripin e Gazës, është i pari në Palestinë që mësoi përmendësh tërë Kur'anin në një periudhë kaq të shkurtër kohe, njoftoi faqja e internetit Palestineonline.

Ai tha se të mësuarit e Kur'anit përmendësh gjithmonë ishte dëshira e tij.   Unë kam arritur tani për të mësuar përmendësh këtë libër të shenjtë me ndihmën e Zotit.

Al-Kik ka shkruar për metodën që ka përdorur në një libër me titull Si të mësoni përmendësh Kur’anin në pak se 30 ditë.

Kur’ani i Shenjtë, libri i shenjtë i Islamit, ka 30 xhyza  apo pjesë, 114 sure dhe  6.236 ajete.

Muslimanët në mbarë botën përpiqen për të mësuar përmendësh sa më shumë ajete nga Kur’ani që kanë mundësi.

Por nuk ka shumë që e mësojnë të gjithë Kur’anin përmendësh në një kohë kaq të shkurtër.

Burimi: IQNA News