Franca

Qyteti Goteborg i Suedisë inkubatori më i madh i terroristëve të ISIS-it në Evropë

Dhjetra qytetarë të radikalizuar europianë janë bashkuar me grupin ekstremist të ISIS-it në qytetin e dytë më të madh të Suedisë, në Gothenburg, tha të dielën shefi i policisë suedeze të integrimit, Ulf Bostrom.

ISIS është konsideruar grupi më i organizuar terrorist në mesin e disa qelizave të tjera islamike zbuluar në Suedi.

ISIS ka forcën, kapacitetin intelektual dhe aftësinë për të koordinuar. Ata nuk janë budallenj , ka thënë  shefi i policisë, Ulf Bostrom në një deklaratë.

Shërbimi suedez i sigurisë, SAPO, zbuloi se mbi 300 shtetas suedezë janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar për ISIS-in.

Rreth 120 të rinj janë nga qyteti i Goteborgut, i cili, në raport me popullsinë e tij, kontribuon me numrin më të madh të njerëzve të ekstremizmit të dhunshëm, ka thënë Ulf Bostrom.

Ata që u bashkua me grupin terrorist ISIS janë kryesisht me prejardhje nga bandat kriminale që banojnë në rrethinat Gothenburgut, shumica janë të rinj të cilët besojnë se nuk kanë të ardhme, argumentoi ai.

Kjo me të vërtetë ndikon në punën time në Gothenburg  ndërsa shumica dërmuese e muslimanëve këtu i urrejnë sulmet terroriste. Ata ndonjëherë më pyesin: Si mund t’i mbrojmë muslimanët e mirë '.

Ata janë të tmerruar sepse ky lloj i terrorizmit krijon një Evropë më ksenofobe, tha ai.

Ulf Bostrom ka qenë më parë shumë kritik ndaj qasjes së Qeverisë Suedeze për kthimin e militantëve.

Në muajin maj, të paktën 100 militantë suedezë janë kthyer në shtëpi dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i ndjekur penalisht sipas ligjeve që kanë të bëjnë me veprimet terroriste, sipas shefit të policisë suedeze.

Edhe pse qeveria i ka emrat dhe numrat e sigurimeve shoqërore të këtyre militantëve të kthyer, të cilët janë kthyer  nga Siria apo Iraku, ajo ende iu ofron atyre kujdesin shëndetësor dhe i ndihmon ata.

Grupi ekstremist ISIS mori të shtunën përgjegjësinë e tij për sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës, në Paris të premten, ku të paktën 127 vetë u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën.

Me kthimin e terroristëve në Suedi nga vijat e frontit në Siri dhe Irak, shumë liderë perëndimorë kanë frikë se ata mund të radikalizojnë bashkëkombësit e tyre ose mund të nisin sulme në Suedi.