Kosova

Digjet tyrbja në Pejë nga imamët wehabist, Prokuroria nuk ka dyshime !!

Natën kur në Paris bëheshin sulme terroriste, në Pejë iu vu flaka një objekti fetar të sekretit “ Shiit” nga grupi i terroristëve që prej tyre është edhe imami i cili më herët ishte i arrestuar për terrorizëm dhe i hetuar për dëmtim varrezash. Të gjitha këto hetime vetë Prokuroria nuk i ka mohuar dhe nuk ka shprehur  aspak dyshime për këto krime që duhet dënohen sipas kodit penal. 

“Enes Goga përshkruhet si njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “wahabiste” në Pejë që merret me krime nga haraçi e deri te trafikimi i drogës dhe që ka pasur edhe kampe rekrutimi në këtë regjion kufitar me Malin e Zi.” – nga raport të inteligjencës ndërkombëtare që operon në Kosovë

Më 14 nëntor, rreth orës 3:30 të mëngjesit tyrbja “Gjylfatyni” në Pejë, një qytet që përshkruhet si një qendër e lëvizjes politike islamike të “wahabive” u dogj po thuajse tërësisht edhe përkundër intervenimit të zjarrfikësve për ta shpëtuar këtë objekt të vjetër mbi 400 vjet, që u ndërtua në shenj respekti të një femre.

Gazetës “Express” gjen se veprime kundër këtij objekti qenë paralajmëruar shumë kohë më parë dhe ato paralajmërime tashme ekzistojnë në dosjet e Prokurorisë në raste të tjera penale të dhunimit të trashëgimisë fetare që shkon kundër qëndrimeve të lëvizjes “wahabiste” dhe interpretimeve radikale të bazuar në “wahabizëm” tashmë të adaptuara nga ISIS’i.

 Sipas hulumtimeve gazetareske të gazetës “ Express” del në pah se organizator kryesor i kësaj djegie është kryemami i Bashkësisë Islame në Pejë Enes Goga me grupin e tij me të cilin është shkruar në Viber e që gazeta Exspress në bashkëpunim me Prokurorin dhe inteligjencën ndërkombëtare  i kanë incizuar e fotografuar bisedat e tyre të planifikuara, ku shkruhet se :  Enes Goga “  Vetëm tyrbedarët nuk është se ata e dinë që tyrbet ne i kem siklet një e kemi çrrënjos bile ajo s’ka qenë kurrë e tillë por e shpifur....... edhe një(tyrbe) ka mbet kismet (duke iu referuar tyrbes “Gjylfatyni” në Pejë)”, komenton në këtë grup të mbyllur Enes Goga me numrin e telefonit që të njëjtin ende e ka aktiv në “Viber”.

Këto biseda që janë pjesë e dosjes së Prokurorisë e që i posedon Express si dhe imami Enes Goga ka refuzuar që të komentoj, por nuk i ka mohuar që këto komente ishin bërë nga ai.

Në një raport të inteligjencës ndërkombëtare që operon në Kosovë të publikuar vitin e kaluar nga Gazeta Express, Goga përshkruhet si njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “wahabiste” në Pejë që merret me krime nga haraçi e deri te trafikimi i drogës dhe që ka pasur edhe kampe rekrutimi në këtë regjion kufitar me Malin e Zi.

Enes Goga në fjalimet e tij publike në xhami dhe nëpër mediat islame shquhet për mos-durim të fuqishëm kundër sektit “shiit” deri në akuza kundër liderë të tyre në Kosovë si bashkëpunëtorë të UDB’së. “Shiitët” në Kosovë që njihen më shumë si pasuesit e “tarikateve” dhe “dervishëve” kanë qenë të sulmuar në ligjëratat me gjuhe urrejtje nga shumë imamë të BIK’ut. Ata tashmë e kanë themeluar “Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës” që lyp të pavarësohet nga BIK’u dhe arsyet i patën bërë publike në një reportazh të Express’it duke thënë që “ata ishin përzënë nga ekstremistët e BIK’ut”.

Heshtja e BIK’ut dhe komenti i menjëhershëm i Enes Gogës

Jusuf Lata, imami i kësaj xhamie në një prononcim në “Klan Kosova” e përshkroi këtë akt si të papranueshëm duke e dënuar atë, por drejtuesit e BIK’ut në Prishtinë deri tash nuk kanë komentuar në lidhje me këtë rast dhe as reaguar publikisht.

Ata nuk u janë përgjigjur as pyetjeve të Express në lidhje me heshtjen e tyre karshi dëmtimit të monumentit fetar – tyrbes “Gjylfatyni” në Pejë, që sipas Kushtetutës së BIK’ut konsiderohet pronë e kësaj bashkësie. “Objekte të Bashkësisë Islame janë: xhamitë, mesxhidet, mektebet, ndërtesat arsimore – edukative, administrative, banesat, lokalet afariste, teqetë, tyrbet, hamamet, gasulhanet, varrezat e të tjera”, thuhet në Kushtetutën e BIK’ut.