Opozita fuqizon Manifestimin e 28 Nëntorit, Policia mbjellë frikën tek popullata
Gjersa tri subjektet opozitare në Kuvendin e Kosovës, tani bllok opozitar – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar për datën 28 Nëntor një manifestim kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe kundër Qeverisë së Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës fillon të fut frikën tek popullatë, në mënyrë që atë ditë të mos delet ne këtë tubim manifestim madhështorë.
Nga ana tjetër Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrisin vigjilencën dhe të shmangin, kurdo që kanë mundësi, sidomos vendet shumë të frekuentuara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat tregtare dhe të mos hezitojnë të lajmërojnë për çdo shqetësim.
Për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë, kryeministri Isa Mustafa ka mbledhur sërish sot Këshillin e Sigurisë. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, terrorizmi tashmë është një rrezik real për qytetarët e Evropës dhe më gjerë.
Ai ka kërkuar nga institucionet e sigurisë shtimin e masave, në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me kërcënimet eventuale të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë kanë bërë të ditur se janë rritur masat e sigurisë dhe gatishmëria operacionale si dhe janë shtuar patrullimet në vendet publike.