Bota Muslimane dënon sulmet në Paris, shpreh solidaritetin për Francën
Organizata që përfaqësojnë besimatarët muslimane në Holandë dhe në mbarë botën denoncuan sulmet terroriste në Paris, që lënë mbi 120 të vdekur dhe pothuajse 100 njerëz të plagosur në gjendje kritike.
Nga ana e saj, Bashkimi i Xhamive në Francë (UMF) i ftoi Muslimanët e Francës për të bërë lutje për mbrojtjen e shtetit tonë dhe të popullit tonë, raportoi Rapid News Network.
Saphirnews, një faqe interneti e lajmeve muslimane në frëngjisht, raportoi të dielën se muslimanët francezë janë bërë përsëri viktima paralele të terrorizmit.
Në anën tjetër, presidenti indonezian Joko Widodo vuri në dukje në një konferencë për media, të shtunën se vendi i tij dënon dhunën që u zhvillua në Paris.
Për më tepër, grupi më i madh musliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CAIR, menjëherë dënoi sulmet e Parisit pas lajmit të parë, duke shtuar se këto sulme mizore dhe të urryera ndaj civilëve, nëse ato ndodhin në Paris, Bejrut apo ndonjë qytet tjetër, janë mizore dhe të pa arsyeshme . Islamofobia ekziston dhe duhet të trajtohet në mënyrë institucionale dhe nga politikanët.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OIC) Iyad Amin Madani ka dënuar me shprehjet më të rrepta sulmet terroriste të kryera në kryeqytetin e Francës, në Paris të premten, e cila morri jetën e gati 130 vetëve dhe shkaktojë lëndime të shumë njerëzve të pafajshëm, njoftoi Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OKI).
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OIC) Iyad Amin Madani u bëri thirrje të gjitha qeverive në të gjithë botën, organizatave ndërkombëtare dhe institucione të shoqërisë civile në të gjitha vendet për të bashkëpunuar dhe të angazhohen me një veprim të përbashkët dhe bashkërisht të shërojmë plagën e terrorizmit, i cili është bërë armiku i njerëzimit në përgjithësi.