Kulturë

Studiuesit, komentuesit e Kur'anit mblidhen në Kum

Edicioni i 12-të i Tubimit  të studiuesve, komentuesve të Kur’anit  ka filluar në qytetin e shenjtë të Kumit të martën.

Mbledhja, mbajtur me rastin e 35-vjetorit të kalimin në Ahiret, në jetën e Vërtetë të Allameh Tabatabaji, është duke u zhvilluar në shtëpinë e  komentuesit të Kur’anit dhe filozofit të ndjerë.

400 studiues, komentues të Kur'ani të shkollave seminarike nga i gjithë vendi janë të pranishëm në këtë ngjarje kulturore tre-ditore, njoftoi Agjencia e Lajmeve IRNA.

Një numër i dijetarëve të lartë marrin pjesë në këtë ngjarje, duke përfshirë autoritetet e larta fetare Ajetullah Abdullah Xhevadi Amuli, Ajetullah  Muhammed Jazdi, dhe Ajetullah Xhafer Subhani të cilët do të flasin në këtë  mbledhje.

Allameh Muhammed Hussejn Sejjid Tabatabaji (16 mars 1903-7 nëntor 1981) ishte një nga mendimtarët më të shquar musliman bashkohor dhe filozof.

Ai është i famshëm për Tefsirin e tij el-Mizan, një vepër prej njëzet  vëllimesh të komentimit të Kur’anit, për këtë vepër ai ka punuar nga viti 1954 deri më 1972.

Burimi: IQNA News