Të krishterët e vizitojnë Ekspozitën me Fotografi të Arbainit në Liban
Banorët e krishtera në qytet Khiam në Liban e Jugut vizituan ekspozitën fotografike e cila është hapur me rastin e Arbainit në pjesë të ndryshme të Libanit.
Sipas Qendrës Kulturore Iraniane në Liban, ekspozita u hap më 12 nëntor 2015, në një ceremoni të ndjekur nga atasheu kulturor iranian në Liban, kreu i Komunave të Hizbullahut, zëvendës i kryetarit Khiam dhe një numër i familjeve të dëshmorëve libanezë.
Kjo është ekspozita e dytë e serisë me titull Rruga e Dashurisë dhe e para e cila u mbajt në rrethin e Ghobeiry të Bejrutit prej dates 4 nëntor 2015.
Në Ekspozitët janë paraqitur 80-të fotografi të processioneve të Arbainit dhe një numër të produkteve kulturore dhe fetare janë vënë në shfaqje në ekspozitë tre-ditore.
Disa nga fotografitë janë marrë nga Kemaluddin Shahrokh, fotograf iranian i cili ka marrë mijëra fotografi nga qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si dhe në qytetet e shenjta në Irak dhe në ceremonitë rituale dhe ka publikuar disa koleksione të fotografive të tij.
Fotografitë e marra nga studentët e universitetit muslimanë nga vende të ndryshme të mbledhura nga Shoqata Botërore e Studentëve Muslimanë gjithashtu janë paraqitur për publikun në ekspozitë.
Ekspozita do të mbahet në Tajjiba, Meiss Al-Xhebel, Bint Jbeil, Baalbek dhe në Universitetin e Libanit.
Ceremonia e mbylljes së ekspozitës do të mbahet në Ditën e Arbainit, në javën e ardhshme.
Burimi: IQNA News