Kulturë

Xhamia e re u hap në Paraguaj

Xhamia më e madhe në Ciudad del Este, qyteti i dytë më i madh në Paraguai, u hap nga Horacio Cartes, presidenti i Paraguajit, në Amerikën e Jugut.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare Islamike të Lajmeve  (iina), ceremonia e hapjes së xhamisë u mbajt më 9 nëntor 2015.

Një numër i figurave politike dhe diplomatë në Paraguaj ishin të pranishëm në program.

Xhamia e re u ndërtua në Qendrën  Islamike Al-Hulafa Al-Rashidin të qytetit Ciudad del Este. 

Kostoja  e Xhamisë  ishte rreth një milion dollarë.

Paraguaj është një shtet pa dalje në det në mes Argjentinës, Brazilit dhe Bolivisë në Amerikën e Jugut. 

Ka disa mijëra muslimanë që jetojnë në këtë shtet, shumica prej tyre pasardhës të emigrantëve nga Siria, Libani dhe Palestina.