Kulturë

Sinqeriteti, një nga karakteristikat kryesore të Imam Humeinit

Dijetari libanez, Shejh Kazi Jusuf Hunaina
Dijetari libanez, Shejh Kazi Jusuf Hunaina

Një nga karakteristikat kryesore të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeinit (r.a.) ishte sinqeriteti i tij me Zotin,  me veten e tij dhe popullin.

Dijetari libanez, Shejh  Kazi Jusuf Hunaina tha në një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare me temë Kur’ani në Jetën dhe Mendimin e Imam Humeinit.

Shejh Hunaina shtoi se mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe Sunetin e Profetit të Shenjtë, Muhammed (a.s.) u manifestuan në karakterin e kësaj figure të madhe shkencore dhe fetare të Islamit.

Ai tha se Imam Humeini  (r.a.) e filloi lëvizjen e tij Islamike në Iran dhe ndriçoi gjithë botën.

Edhe në Amerika Latine njerëzit ishin të frymëzuar nga mendimet e Imam Humeinit,  deklaroi  dijetari libanez.

Ai, gjithashtu, e  përshkroi Imam Humeinin si një ringjallës të Islamit në epokën bashkëkohore.

Konferenca Ndërkombëtare mbi  ”Kur'anin në  Jetën dhe Mendimin e Imam Humeinit”  u mbajt të dielën në Kullën Milad në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

Konferenca Shkencore u ndoq nga dijetarët dhe mendimtarët nga vende të ndryshme të botës.

Një numër i kumtesave me tema si rëndësia e Kur'anit sipas pikëpamjes së   Imam Humeinit (r.a.), Parimet e interpretimit të Kur'anit sipas Imam Humeinit (r.a.),  Manifestimi i mësimeve Kur'anore në jetën politike dhe sociale të Imam Humeinit (r.a.) , Etika Kur’anore në fjalët dhe veprat e Imam Humeinit (r.a.) u prezantuan në këtë ngjarje shkencore.