Rezultati Sirian Është Tre Me Zero!
“Jemi të lumtur, që të paraqisim një kryeartikull tjetër të analistit, intelektualit, gazetarit dhe mendimtarit të njohur turk Fehim Taştekinit, të botuar në të përditshmen turke “Rasthaber” (Lajmi i Rastit) për lexuesit e nderuar shqiptarë. Fehim Taştekini citon se oportunizmi, mund të jetë një nga nga elementët “e arsyetuar” të politikës së jashtme, por kur kryhet vlerësimi i ngjarjeve, elementi që luan rol kyç është saktësia. Qëndrimi ngurrues i kryeqytetit turk Ankarasë, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, mund të çojë në një orvatje në shndërrimin e dy dukurive, në dy raste të mira shfrytëzimi, të cilat janë valët e dyndjes së refugjatëve sirianë dhe sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit”.
“Sipas analistit Fehim Taştekini, fjalimi i bujshëm i presidentit turk Rexhep Tajjip Erdoğan kur shprehu: “Vallë si do të ndryshojë demografia e shteteve europiane, nëse ne i hapim dyert e kufirit tonë, me shtetet europiane?!” fsheh diçka. Ai më tej vijon duke thënë: “Lërmëni t’iu shpjegoj se, ky krahasim i presidentit turk i ngjan “një tregu kuajsh”, ku këta të fundit janë pikërisht “refugjatët sirianë”, të cilët presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, synon t’i shfrytëzojë si një hakmarrje, ndaj mospranimit të Republikës Turke, në gjirin e shteteve të Bashkimit Europian. Madje ai vijon t’i shantazhojë këta të fundit, në rinisjen e bisedimeve, mbi anëtarësimin e shtetit turk, në Bashkimin Europian”.
“Duke u nisur nga kjo citojmë se, shtetet e Bashkimit Europian këmbëngulin në faktin se, shteti turk duhet t’i sigurojë ruajtje fizike, ushqime dhe veshmbathje, refugjatëve sirianë, ndërsa shtetet europiane, do të marrin përsipër mbulimin e shpenzimeve, ashtu siç kanë bërë deri para pak kohësh, meish presidentin e shtetit libian Muammer Kadhafin. Pra presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, duke iu kundërpërgjigjur kërkesës së shteteve të Bashkimit Europian, shton se shteti turk është i gatshëm, në përmbushjen e kësaj kërkese, por në këmbim synon krijimin e “Zonës së Sigurisë”. Kjo nuk është diçka e re, sepse të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, dy krerët e lartë të shtetit turk, presidenti Rexhep Tajjip Erdoğani dhe kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, kanë që në vitin 2012 që synojnë zbatimin e këtij planipor deri më tani, plani i tyre ka rënë në veshin e shurdhër, të shteteve të Bashkimit Europian”.
“Pas daljes në shesh të faktit se, terroristi i ISIS-it i cili kreu sulmet terroriste, në kryeqytetin francez të Parisit, ishte një refugjat sirian, i ardhur nga shteti turk, është mës e e natyrshme shtetet europiane, do të rrisin masat e sugurisë dhe do të shtrojnë tela me gjemba, gjatë kufinjve të tyre. Tanimënë mbledhjen e radhës, krerët e shteteve europiane, do të bisedojnë mbi faktin e çështjes së krijmit ose tëmoskrijimit të “Zonës së Sigurisë”, ose mbi çështjen e dhënies fund,pikë së pari konfliktit sirian, duke anashkaluar çështjen: “Vallëdo të vijojë të qëndrojë në krye të shtetit sirian, presidenti Beshar Esedi?!”
“Por pa kaluar në përgjigjen e kësaj çështjeje, lërmëni të citoj dy dukuri, për ata të cilët shohin nga këndvështrimi i shfrytëzimit të rastit. Në njërën anë, disa analistë politikë, ngrenë zërin lart se kryeqyteti turk Ankaraja, duhet të nisë me vendosmëri sulmet, kundër organizatës terroriste të ISIS-it në shtetin sirian, ndërsa në anën tjetër Ankaraja zyrtare bën të ditur se,ështëtëpër e zënë me luftën, kundër organizatës terroriste të PKK-së(Partisë Komuniste të Kurdistanit). Pas sulmeve terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez Paris, presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani në një konferencë për shtyp tha: “Ne i dënojmë nga thellësia e zemrës këta akte terroriste. Ne e kemi thënë më parëdhe e përsërisim se, shtetet e fuqishëm të rruzullit tokësor, duhet të krijojnë një koalicion ushtarak ndërkombëtar, kundër organizatës terroriste të ISIS-it. Por tani dua të thekoj se ne, i qëndrojmë besnikë këtij mendimi deri në fund”.
“Me fjalë të tjera, me këtëthënie presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani nënkupton se, shteti turk i cilëson si organizata terroriste PKK-në (Partinë Komuniste të Kurdistanit), PYD-në(Partinë e Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-në(Njësitete Mbrojtjes Popullore Kurde). Ndonëse kancelaritë europiane dhe amerikane kanë kohë, që e kanë cilësuar këtë të parën, pra PKK-në (Partinë Komuniste të Kurdistanit) si një organizatë terroriste, kryeqyteti turk Ankaraja, ka disa kohë qësynon shkatërrimin nga rrënjët, të organizatës terroriste të ISIS-it, duke përfshirë këtu edhe PKK-në (Partinë Komuniste të Kurdistanit) si dhe organizatat e lartpërmendura. Si rrjedhojë pohojmë se, synimi i Ankarasë zyrtare është shkatërrimi, i të tërëorganizatave terroriste. Tani këtë pyetjen mbi refugjatët sirianë, duhet ta shtrojmë në këtë kontekst: “Vallë si do të ndikojnë sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit, mbi shtetin turk, i cili kishte nisur bisedimet për paqe, mePYD-në (Partinë e Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-në (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde)?!” Themi me bindje të plotë se shteti turk, do tëpërdore pikërisht sulmet terroriste të ISIS-it, duke i vënë vizën njëherë e përgjithmonë, bisedimeve me të ashtuquajturën “rozhavën kurde” (tërësinë e trojeve etnike kurde)”.
“Si rrjedhojë në ditët e sotme,para shtetit turk shtrohen dy raste. Rasti i parë është samiti i mbajtur në kryeqytetin austriak të Vienës, mbi çështjen siriane, ndërsa rasti i dytë i artë, është samiti i shteteve të G-20, i cili u mbajt në qytetin turistik turk të Antaljas. Por fatkeqësisht konfliktet botërore, nuk zgjidhen as duke dhënë poza të qeshurash në podium, as duke dhënë poza familjare dhe as duke bërë gjeste foshnjarake. Lërmëni t’iu rikujtoj se kjo fotografi e udhëheqësve botërorë, duhet të përfaqësojë dinamikat e brendshme dhe të jashtme të një konflikti dhe jo analizat e kryera mbi atë konflikt. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, bëri një përmbledhje të takimit kokë më kokë Putin-Obama, në samitin e shteteve të G-20, të mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas. Dimitri Peskov shprehu: “Dua t’u bëj të ditur se, pas takimit kokë më kokë Putin-Obama, përmirësimi i marrëdhënieve, mes shtetit rus dhe atij amerikan, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian është diçka e papërfytyrueshme”. Për sa i përket buzëqeshjeve të ndërsjellta, mes presidentitrus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Barak Obamës, themi se ata janë thjesht formalitete të protokollit dhe nuk kanë asnjë vlerë”.
“Në këtë pikë lërmëni t’iu shpjegoj se, para së gjithash duhet ta kemi të qartë se, nëse bashkësia ndërkombëtare, do të reagojë me të njëjtën shpejtësi, më të cilën reagoi ndaj sulmeve terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit dhe mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, atëherë pohojmë se ky konflikt do të shndërrohet në njëpërballje politike dhe ushtarake, mes dy superfuqive botërore, Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse kjo e fundit, këmbëngul me kryeneçësi në mospranimin e planit rus, ngadalë-ngadalë po jep shenjat e para,tënënshtrimit ndaj këtij plani. Shteti rus, me lëvizjet e tij politike dhe ushtarake, të zgjuara dhe të guximshme, po i detyron shtetet e fuqishëm perëndimorë, që të shkojnë drejt zbatimit të planit rus, duke u nisur që nga sulmet ajrore ruse, mbi shtetin sirian në 30 shtator, duke vijuar me samitine mbajturnë kryeqytetin austriak të Vienës më 14 nëntor dhe duke e mbyllur me sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez Paris. Tanimë përpara nismës së “Grupit të Miqve të Shtetit Sirian” shtrohen dy elementë kritikë. Sipas shumicës së këtyre shteteve, pas gjashtë muajve do të krijohet një qeveri teknike, në shtetin sirian dhe dotë përpilohet kushteta e re siriane. Më pas duke u mbështetur në këtë të fundit, do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare, nën vëzhgimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dukeu nisur nga ky plan citojmë se, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mendon se data më ideale e nisjes së bisedimeve, mes regjimit dhe opozitës sirianeështë 1 dhjetori 2015”.
“Si rrjedhojë, pohojmë se proçesi i ndryshimit të pushtetit në shtetin sirian, do të bëhet së bashku me presidentin Beshar Esedin. Por dhe njëherë doli në shesh se, plani rus është më i saktë se ai amerikan, sepse rusët qënë fillim të konflikti sirian, kanë qënëdhe janëtë mendimit se, do të jetë vullneti i popullit sirian, ai i cili do të përcaktojënëse, presidenti sirian Beshar Esedi, do të qëndrojë ose do të largohet nga pushteti. Ndërsa amerikanët më kryeneçësinëe tyre, kanë këmbëngulur se nuk asnjë lloj bisedimi dhe se presidenti Beshar Esedi, duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Çështja e parë ka të bëjë me fjalimin e ministrit tëjashtëm turk Feridun Sinirlioğlusë: “Presidenti sirian Beshar Esedi, pasi të krijohet qeveriae re siriane do të dorëzojë, të tërë autoritetin dhe fuqinëe tij dhe do të ndihmojë në proçesin e ndryshimit, të qeverisë siriane. Më pas ai do të largohet i heshtur, duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e reja parlamentare”. Sipas Feridun Sinirlioğlusë, shteti rus, nuk e mbështet më presidentin sirian Beshar Esedin dhe e anashkalon këtë çështje duke thënë se,shteti rus, po kërkon një zgjidhje politike të konfliktit sirian dhe se në ditët e sotme, çështja kryesore nuk ështëmëqëndrimi në pushtet i Beshar Esedit, por zgjidhja njëherëe mirë e konfliktit sirian. Me sa duket edhe presidenti amerikan Barak Obama, është i të njëjtit mendim sepse, në samitin e shteteve të G-20 të mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas, tha se tanimërendi i ditës ështëshkatërrimi i organizatës terroriste të ISIS-it dhe jo qëndrimi ose largimi nga pushteti i presidentit sirian Beshar Esedit. Me këtë fjalim Barak Obama bëri të ditur se, qëndrimet e shteti amerikan dhe atij turk janë të ndryshme mbi zgjidhjen e konfliktit sirian”.
“Ndërsa çështja e dytë kritike, ka të bëjë me faktin se, Boshti i Rezistencës po lufton kundër terrorit, në shtetin sirian. Themi se dhe kjo është një pamje tjetër, tëcilën shteti rus synon t’ua shfaqë në sytëe të tërë shteteve të rruzullit tokësor. Duke u mbështetur në këta fakte të pamohueshme, në samitin e kryeqytetit austriak të Vienës, u vendos se shteti jordanez, iu caktua detyra e përpilimit të listës së organizatave terroriste. Ndërsa një fakt tjetër interesant,është se shtetit turk, iu caktua detyra e përpilimit të listës së organizatave terroriste, të cilat deri dje cilësoheshinsi organizata “revolucionare” nga ana e shteteve të fuqishëm perëndimorë dhe shteteve të pasura arabe të Gjirit Pers. Të tërë ne edimë se, tanimë Organizata e Kombeve të Bashkuara, i ka përfshirë në listën e organizatave terroriste ISIS-in dhe Nusrën, ndërsa përpilimin e listës së organizateve të tjera terroriste, ua ka lënë në dorë shtetit turk. Ja pra këtu fillon lufta e ndryshimit të pushtetit, në shtetin sirian. Por këtu ndërhyn dhe shteti rus, i cili e cilëson si një organizatë terroriste dhe oganizatën e Ahraru’sh-Shamit (Çlirimtarët e Sirisë), e cila mbështetet fuqishëm nga shteti turk dhe ai kataras. Besoj se të tërë ne, e dimë shumë mirë faktin se në njërën anë Federata Ruse, synon krijimin e një shteti sirian laik, demokratik dhe jo të mbështetur në doktrinat fetare, ndërsa në anën tjetër shtetit turk, saudit dhe kataras synojnë krijimin e një shteti sirian më ndryshe. Si rrjedhojë themi se shteti turk synon, të përfshijë në listën e organizatave terroriste dhePYD-në (Partinë e Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-në (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde). Por këtë e përcakton shteti rus, qëndrimin e të cilit e përkrah dhe shteti amerikan. Sipas një sqarimi të organizatës më të fuqishme ushtarake amerikane Pentagonit, shteti amerikan ndihmon koalcionin arab. Ky fjalim ka nxehur keq gjakrat, mesdy kryeqytetit amerikan Uashingtonit dhe kryeqytetit turk Ankarasë”.
“Duke u nisur nga sqarimi i Ben Rhodes, zëvendëskëshilltarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili bëri të qartë vijimin e ndihmës ndajYPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde) shprehu: “Ne e kemi bërë të ditur qëndrimin tonë, ndaj shtetit turk mbi dy çështje. Pikë së pari, ne ndajmë shqetësimet e shtetit turk, kundër organizatës terroriste të PKK-së (Partisë Komuniste të Kurdistanit). Pikë së dyti, ne do të vijojmë të ndihmojmëYPG-në (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde) dhe opozitarët e tjerë sunnitë arabë”. Më pas avionët ushtarakë amerikanë hodhën 50 tonë armatime, në prefekturën sirianë të Hasekisë, të cilat ranënë duart e kryetarit tëYPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde) në datën 11 tetor 2015. Ndërsa më datë 14 nëntor, kamionët ushtarakë amerikanë, sërish dërguan armatime me synimin e marrjes së këtyre të fundit nga YPG-të (Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde). Më pas Ben Rhodes, zëvendëskëshilltarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, bëri të ditur: “Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë ndaj shtetit turk, se ne nuk duam ndërtimin e një “Zone Ndalim Fluturimi” në shtetin sirian dhe mendojmë se Ankaraja zyrtare gabohet në këtë drejtim”.
“Në ditët tonandërsa analistët politikë, janë të përqendruar në dhënien e përgjigjes ndaj pyetjes: “Vallë a do të ndryshojë mendim, bashkësia ndërkombëtare, nga sulmet terroriste të ISIS-it, në kryeqytetin francez të Parisit?!’” Por citojmë se fatkeqëisht presidenti amerikan Barak Obama, i treti në ujë planet për një ndërhyrje të mundshme tokësore kundër ISIS-it, gjatënjë konference shtypi, në samitin e shteteve të G-20,të mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas.Si rrjedhojë, Barak Obama zhgënjeu dhe pritjet e shtetit turk, i cili synonte zgjidhjen e konfliktit sirian, zgjidhjen e krizës së refugjatëve sirianë dhe përfshirjen në listën e organizatave terroriste të PYD-së(Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde) mbetën në letër. Pra kjo epokë e re në shtetin sirian, mund ta vërë seriozisht në vështirësi shtetin turk, duke u mbështeur në faktin se, asnjë nga planet e këtij të fundit nuk u realizua dhe asnjë diplomaci perëndimore, nuk ua vë më veshin retorikës së lodhur, të presidentit turk Rexhep Tajjip Erdoğanit dhe kryeministrit turk Ahmet Davutoğlusë”.
“Gazeta e përditshme gjermane “Der Spiegel” (Pasqyra) e cila ka aritur të zbulojë, një dokument të fshehtë të Kremlinit, i cili thotë se Federata Ruse, synon krijimin e një shteti sirian laik, demokratik, sovran, me tërësinë e trojeve të tij dhe jo të mbështetur në doktrinat fetare. Por përballë realizimit të planit rus, gjendet roli kyç i organizatës terroriste të ISIS-it. Citojmë se duke u mbështetur në vendimin me numër 2199, Këshilli i Sigurisënë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duhet të marrë masa parandaluese, me synimin e luftimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të shitjes së naftës, nga organizata terroriste e ISIS-it. Për më tepër ky dokument i fshehtë, bënte fjalë dhe për argumentët bindës, të cilët presidenti rus Vladimir Putin i pëmendi në samitin e shteteve të G-20, të mbajtur në qytetin turistik turk të Antaljas. Kreu i Kremlinit në këtë samit shprehu: “Besoj se të tërë ne, e dimë shumë mirë fakin se, 40 shtete të fuqishmëm të globit e mbështesin politikisht dhe ushtarakisht, organizatën terroriste të ISIS-it. Si rrjedhojë them me bindje të plotë se, pikërisht disa shtete pjesëmarrëse në këtë samit, mbështesin financiarisht ISIS-in. Unë personalisht u kam bërë të ditur homologëve të mi se, shërbimi i fshehtë rus (FSB-ja) zotëron pamje filmike, në të cilat shihet qartë se si organizata terroriste e ISIS-it, vijon veprimtarinë e saj të jashtëligjshme të shitjes së naftës, me rrugë ajrore dhe tokësore. Në këto pamje filmike, duket qartë dhe pastër, vargu disa kilometërsh i kamionëve të ngarkuar me naftë”.
“Si përfundim nënvizoj faktin se, sulmet terroriste të ISIS-it në kryeqytetin francez të Parisit, kanë ngritur siparin e një epokë të re të luftës kundër kësaj organizate terroriste. Besoj se shumë shpejt të tërë shtetet e fuqishme të planetit tonë, do të bashkohen në një koalicion ndërkombëtar ushtarak kundër ISIS-it. Ndërsa synimi qesharak i shtetit turk, mbetet moskalimi i YPG-së (Njësiteve tëMbrojtjes Popullore Kurde) në anën perëndimore, pra të trojeve irakiane të Lumit Eufrat, aty ku gjenden terroristët e ISIS-it, të cilët e kanë kaluar tanimë. Pra Ankaraja zyrtare, ka përjashtuar vetveten, nga të tëra politikat aktive dhe zgjidhjen e konfliktit sirian, duke vijuar të merret me synime foshnjarake, qesharake, të kota, të cilat nuk ia vlen barra qiranë siç janë këmbëngulja e mushkës, mbi krijimin e “Zonës së Sigurisë”, krijimin e “Zonës së Ndalim Fluturimit” dhe përfshirjen në listën e organizatave terroriste të PYD-së(Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd) dhe YPG-së (Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde), të cilët gjithmonë bien në vesh të shurdhër. Por vetëpërjashtimi i shtetit turk, nga të tëra politikat aktive, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë, sepse të paktën shteti turk do të shlyejë faturën e stërmadhe, të gabimeve, fajeve dhe mëkateve të shteteve të fuqishëm perëndimorë. E mbyll shkrimin tim, duke pohuar se kjo politikë e gabuar turke, me të vërtetë është diçka shumë e keqe dhe do të rëndojë rëndë, mbi supet e vetë shtetit turk dhe mbarë shteteve tërajonit të Lindjes së Afërt”.