Dritat po fiken në Evropë
Perëndimi duhet të pranoj se vet e ka krijuar përbindëshin i cili tani po kthehet kundër tij, i veshur me mantelin e fundamentalizmit fetar. Perëndimi duhet të pranojë jo vetëm që ka destabilizuar, por edhe ka rrënuar, regjime të tëra, me fuqinë ushtarake, çoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo me dërgesat e armatimit dhe parasë, me të pakënaqurit vendas por edhe me aventuristë të huaj dhe mercenar. A do ta bëjë këtë? Me siguri është se jo.”Vërtetimin” për politikën e vet ksenofobike tani do të fitojnë të gjithë ”a la Orban”…
Në natën në mes premtes dhe shtunës, 13 në 14 nëntor 2015, dritat kanë filluar të fiken në Evropë (aspak rastësisht nuk e shfrytëzojë fjalinë e shefit diplomatik britanik në fillim të Luftës së Parë Botërore. Në shtatë lokacione në Paris, kryeqytetin e shtetit të dytë më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, e kanë sulmuar terroristët, sipas informatave në dispozicion në momentin e shkrimit të këtij teksti, pjesëtarët të ashtuquajturit Shtet Islamik. Bilanci jo i plotë i këtyre sulmeve terroriste pa presedan ishte rreth 140 të vrarë dhe qindra të plagosur. Pasoja e menjëhershme, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, mbyllja e kufijve francez, ndërprerja e qarkullimit të metrosë nëntokësore dhe mbyllja e limaneve ajrore të metropolës franceze, suspendimi i fluturimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Francë si dhe njëmijë e pesëqind ushtar me pushkë automatike nëpër rrugët e Parisit. Me përforcime të masave të sigurisë në kufirin belgo-francez. Reaksionet e para të Perëndimit demokratik ishin të pritshme: habi, dënim dhe porosi, nuk do të na terrorizojnë ata, as që do të përulemi. Tingëllon mire, po të ishte e vërtetë. Por, e vërteta e hidhur, përkundër fjalive të zëshme, që xhihadistët tani terrorizojnë shumë jo vetëm Francën, por me zgjerimin e atmosferës së frikës dhe pasigurisë edhe tërë Evropën, bile tërë botën. Edhe diç, ajo botë veç është përul para kërcënimit se nuk është në gjendje të mbahet, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, me nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, me ndërprerjen e lidhjeve kyçe të qarkullimit. Është përulur edhe me pranimin, e të gjitha në kuadër të demokracisë, edhe forcimin e të djathtës ekstreme ksenofobe të cilës nuk e ka në mend diç, përveç se heqjen e demokracisë nën firmën e luftës për mbrojtjen e saj(nga të tjerët dhe të ndryshueshmit). Por atë që megjithatë bota nuk ka bërë, a gjasat janë që as që do ta bëjë, është ndalimi i sanimit të simptomit dhe kthimi drejt shkaktarëve të vërtet të terrorizmit ndërkombëtar i cili në pamjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik ka fituar gjer tani versionin më të rrezikshëm të tij.
Perëndimi duhet të pranoj se vet e ka krijuar përbindëshin i cili tani po kthehet kundër tij, i veshur me mantelin e fundamentalizmit fetar. Perëndimi duhet të pranojë jo vetëm që ka destabilizuar, por edhe ka rrënuar, regjime të tëra, me fuqinë ushtarake, çoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo me dërgesat e armatimit dhe parasë, me të pakënaqurit vendas por edhe me aventuristë të huaj dhe mercenarë( e vërteta është: jo demokratike sipas standardeve evropiane por ishin stabile) të cilët nuk ishin sipas dëshirës strukturave mbi nacionale me apetite të pangopura për resurset energjetike dhe zotërimit të tyre. Perëndimi duhet pranojë se luftën e shumë përmendur kundër terrorizmit ndërkombëtar me vite ka përdor për realizimin e interesave ekonomiko-financiare, duke mbajtur gjoja luftën për vendosjen e demokracisë në shtetet në të cilët është sunduar me grusht të forte. Perëndimi duhet të pranojë se nuk ka bërë absolutisht asgjë për të parandaluar krijimin e rrezikut botëror të personifikuar me të ashtuquajturin Shtet islam, në të vërtetë në pjesë të duhur është prodhim i tij, pasi që jo selektivisht e ka armatosur çdo njërin i cili ka pranuar luftën kundër kryetarit sirian Asadin, njeriun i cili me xhelozi mbron burimet e veta të naftës dhe gazit në shtetin e vet nga duart e kompanive energjetike botërore. Më në fund, Perëndimi duhet pranuar se edhe më tutje nuk bënë gjë, për të ndërprerë tregtinë me naftë me të ashtuquajturin Shtet islam, i cili është burim i rëndësishëm të ardhurave si dhe të armatosjes së kryengritësve në Siri të cilët i quan të matur, e të cilët sipas rregullit me armatim modern kalojnë në radhët e xhihadistëve. A do të pranoj këtë Perëndimi! Është e sigurt se jo. A do të pranojë Perëndimi aleancën ruse, ndoshta edhe rolin udhëheqës të saj në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, pasi që sulmet ruse në caqet e ISIS-it në Siri, për një muaj kanë arrit më shumë nga ato që SHBA-të me disa aleat kryen për një vit? A do të shtyp Perëndimi Turqinë e cila në një masë të madhe është përgjegjëse për zgjerimin e kryengritjes së armatosur kundër Asadit në Siri, ashtu edhe për baticën shumë muajsh të refugjatëve të cilët nga kampet në Turqi përmbysin Evropën? Është e sigurt se jo!
Dhe çfarë do të ndodh atëherë? Çfarë ndodh me të sëmurin e rëndë tek të cilët mjekët me këmbëngulje shërojnë simptomet, duke mos njoh apo nuk duan të njohin shkaqet të vërteta të sëmundjes. Thjesht: i sëmuri vdes. Çfarë do të ndodh me projektin e Evropës së Bashkuar dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtare(vetëm) në regji të Perëndimit? Dhe prap thjeshtë: Evropa e Bashkuar në rrugë më të mire që në mes anëtarëve të saj të ndërtojë kufijtë e fortifikuar(në rast edhe nuk i mbyll përherë), dhe të fortifikojë kufijtë e jashtëm, duke u shndërruar në “kështjellë Evropë”, ndërsa lufta kundër terrorizmit ndërkombëtare edhe më tutje do të kufizohet në shuarje të akteve terroriste, por nuk do të merret me shkaqet e tyre, do të mbetet në fund jo efikase. Që me fjalë tjera do të thotë që terroristët do të forcohen, që hapësira e veprimit të tij edhe më shumë do të bartet në Evropë, edhe më tej. Me fjalë tjera, do të fitojë.
A ka në Perëndim burrështetas i cili do të mbledh guxim dhe të pranojë të vërtetat e thjeshta dhe të pakundërshtueshme? Nuk ka! Gjatë këtyre ditëve ka vdek kancelari gjerman i shquar Helmut Schmidt, para ca vitesh( dhe atë në bisedë me kryetarin rus Putinin!) shumë hapur ka thënë se Evropa e sotshme nuk ka burrështetas të formatit të tillë. Krejtësisht e saktë. “Shtetas të vogël”, pikërisht politikanët, të ngarkuarit me punë nuk janë diç më shumë se nëpunës të cilit vazhdimisht manipulojnë kapitalin e madh dhe qendrat financiare, e të mos e përmendim kompleksin ushtarak-industrial( në të cilin para ca kohe, por kot, ka paralajmëruar gjenerali amerikan Dwight Eisenhower!). Kush, përveç projektit të Evropës së bashkuar, përveç kufijve të hapur dhe demokracisë( që detyrimisht do të tërhiqet para sulmeve të djathtistëve, nacionalistëve dhe shovinistëve) do të jetë viktimë e terrorizmit i cili”fik dritat në Evropë”( flitet veç edhe për sulmet e pritura në Londër)? Do të jenë pikërisht ata të cilët në mijëra dhe qindra mijëra ikin nga terroristët, duke kërkuar strehim nga ata në Perëndim i cili këta terroristët i ka krijuar. Në natën pas sulmit në Paris është djeg kampi i refugjatëve në qytetin bregdetar Calais(sipas lajmeve të jo konfirmuara është djeg në shenjë ndëshkimi), “vërtetim” për këtë politikë ksenofobike do të fitojnë “ a la Orban” “moda” e të cilit ngritja” e perdes së hekurt” në formë të mureve dhe telave gjembor në kufi po fiton shumë më tepër përkrahësit( bile edhe te fqinjët tanë slloven). Kjo do të jetë erë në velat e të gjithë atyre të cilët janë të dyshimtë, të përdorim shprehjen në të ëmbël të mundshëm, ndaj të gjithë atyre njerëzve të kombit, racës, fesë apo bindjes. Refugjatët të cilët shpëtojnë jetët e tyre do të fillojnë të trajtohen si terrorist potencial, do të vështirësohet politika e dhënies së azilit, por edhe procedura e kthimit të detyruar në vendet nga të cilat ikin( bile edhe atje në rast se i prêt thika e kasapëve të ISIS-it). Evropa do të zhytet më thellë në terrin e ri, duke e ngushëlluar veten se me këtë e shpëton dritën e demokracisë. Për fat të keq, do të fiken dritat të cilët i kanë ndez ata të cilët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kanë dashtë të vendosin themele një Evrope të re, të ndryshme dhe më të mire. Më duket se jemi nga qëllimi i realizimit të Evrope të tillë më larg, sesa në momentin e krijimit të Bashkësisë për Thëngjill dhe Çelik, ideve paraardhëse dhe praktikës( e cila po shndërrohet në kundërshtim) të Bashkimit Evropian.
Frika do të mbretërojë në Evropë. Pasiguria do të mbretërojë në botë. Diversitetet të cilët kanë mund të na pasurojnë, do të shndërrohen në pengesa të pakapërcyeshme në marrëdhënien ndërmjet popujve dhe shteteve. Skenari i ditë së gjykimit? Mund të mos jetë, në rast se Perëndimi ballafaqohet me të vërtetën për vete dhe dështimin e politikës së vet. Gjasat për këto janë shumë të vogla, por nuk janë të përjashtuar, Të shpresojmë bile që nuk janë. Besojmë se ndonjë dritë në Evropë bile do të mbetet e ndezur.