Kryeimami i Pejës Enes Goga, nxitë urrejtje fetare skandaloze në Kosovë
Kryeimami i Pejës Enes Goga i cili ishte një ndër të burgosurit me 30 ditë burgim me grupin e hoxhallarëve, këtyre ditëve ka bërë ftesë skandaloze përmes valëve të radios, duke i përçarë , fyer, nënçmuar e ofenduar nga aspekti moral të gjithë tarikatxhinjët e Kosovës.
Kryeimami i Pejsë Enes Goga në ligjëratën e tij të fundit ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të shehlerëve dhe të tarikateve të cilët edhe kanë qenë ish-luftëtar të UÇK-së. Sipas Gogës, këta mysliman shehlerë të tarikateve dhe ish-luftëtarë nuk duhet të lihen as të ju hyjnë në shtëpitë tuaja , pasi që siç ka thënë ai këta persona janë të pamoralshëm. / shkruan Gazeta Zëri
Duke pasur parasysh se Kosova është shtet i ri i ndërtuar në baza të demokracisë Perëndimore, ajo bazohet në ligjet mjaftë të rrepta sa i përket “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik “ Ligj i cili është në veprim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës , neni 147 i cili thotë:
“Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.”
Qytetarët musliman të tarikateve janë shumë të ofenduar dhe kanë një dozë frike nga kjo ligjerat e Enes Gogës, ato thonë: “ kur liderët hoxhallarë bëjnë kësi urrejtje fetare dhe thirrje shumë të hapët, atëherë injorantës dhe pasuesit e këtij hoxhe janë të gatshëm të bëjë çmos me besimtarët e tarikateve, e për këtë duhet të mbaj përgjegjësi ligjore, Enes Goga dhe disa Imam tjerë siç është edhe Irfan Salihu që me ndikimet e tyre wehabiste na bëjnë shoqërinë kunder nesh “ deklaron një Shejh nga Rahoveci, i cili na luti të mos e deklarojmë emrin e tij për shkaqe sigurie.
Enes Goga me shumë bindje muslimanët e tarikateve i akuzon për tradhti, për amoralitet, i obligon hoxhallarët që ta mbrojnë popullin nga këta njerëz shehlerë dhe mos ti lejnë tëhyjnë në xhami. Enes Goga ia mohon kontributin e Shelerëve e dervishëve duke i thënë se ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kosovës dhe se ata kanë bashkëpunuar me UDB-në e Serbisë.
Gjithashtu i emëron tarikatgjinjët, si njerëz mashtrues, hilegji, matrapaz të pashkolluar e tij.