Suudi Arabie

Myftiu i Madh i Arabisë Saudite ju thotë të rinjve mos u mashtroni

Myftiu i Madh Shejh Abdulaziz Al-Ashejh
Myftiu i Madh Shejh Abdulaziz Al-Ashejh

Myftiu i Madh Shejh Abdulaziz Al-Ashejh ka paralajmëruar të rinjtë saudit kundër mashtruesve dhe agjendave të tyre të devijuara.

Al-Ashejh, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Ulemave, u kërkoi atyre që të ndjekin parimet e Islamit dhe t’i binden prindërve të tyre, duke thënë se ata duhet të shmangen atyre prirjeve që përçajnë njerëzit, si dhe atyre që kanë për qëllim derdhjen e gjakut të atyre që janë të pafajshëm.

Në hytben,predikimin e tij të ditës së xhuma në  Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Rijad, ai tha se ata që ftojnë të rinjtë të bashkohen me ta në këto aktivitete devijante janë thjesht duke u mashtruar, dhe u bëri thirrje atyre të mos  mashtrohen.  

Ata janë armiqtë e Islamit, të cilët kërkojnë  të korruptojnë rininë tonë dhe kërkojnë të shpërlajnë trurin e tyre dhe të ndërrojnë pikëpamjet  me idetë e tyre të shtrembëruara, tha ai. Myftiu gjithashtu vërejti se morali i tyre është korruptuar nga lloje të tilla të rreme të logjikës, kështu të rinjtë mund të bëhen viktimë e lehtë. Po ashtu, ai tha se një komb që ka humbur moralin e ( themeluar në fe) bëhet një objektiv i lehtë për armiqtë.

Ai paralajmëroi gjithashtu të rinjtë kundër propagandës   mashtruese të devijuarëve përmes faqev të rrjeteve sociale.

Shejh Abdulaziz Al-Ashejh  theksoi nevojën për vëmendje, kujses ndaj rinisë së Mbretërisë Saudite dhe rolin e tyre në komunitet, duke thënë se rinia  duhet të forcohet  nëpërmjet një edukimi  të duhur dhe arsimimi të plotë derisa ata të bëhen të pjekur në shkallë mjaftueshme  për të parë lojrat e  tyre mashtruese.

Ai shtoi se Ligji Islamik i ka besuar detyrën prindërve për rritjen e fëmijëve të tyre siç duhet, dhe ka cituar ajete nga Kur’ani i Shenjtë për të mbështetur këtë.

Prindërit e kanë rolin e tyre aktiv për rritjen e fëmijëve të tyre. Familja  është pika e parë e kontaktit për të rinjtë, dhe është vendi ku ata marrin kujdesin, edukimin dhe udhëzimin, tha Myftiu i Madh Shejh Abdulaziz Al-Ashejh.

Burimi: Arab News