LVV- Nuk ka normalitet pa tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë
Sot, deputetët
e opozitës LIMAJ, AAK, LVV, pamundësuan
sërish vazhdimin e seancave të Kuvendit të Kosovës. Megjithëse Kuvendi u
blindua nga qindra policë, opozita vazhdoi protestën e saj brenda Kuvendit për
të parandaluar normalizimin e punës së institucioneve. Koalicioni i
Zajednicës mund të mbajë mbledhje ilegale nëpër bufe e skuta të
Kuvendit, por në Kosovë nuk do të ketë normalitet pa u tërhequr marrëveshjet me
Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Situata po tensionohet si rezultat i insistimit të pushtetit për t'i realizuar
marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ne nuk do të pranojmë
diçka të tillë dhe nuk do të ketë shtensionim të situatës pa hequr dorë Qeveria
nga besnikëria ndaj Serbisë.