Kosova

Para Kuvendit të Kosovës tre orë rresht dhunë, poshtrin dhe gjuajte me gurë

Sot  në Kuvendin e Kosovës u bë një tollovi e dhunshme si kur do herë më pare. Deputet e Kuvendit të Kosovës e miratuan ligjin për Buxhetin e Republikës, i cili buxhet u miratua vetëm nga pozita  dhe atë në sallën plenare.

 

Në fillim u ndan bruoshura që tregonin për “Historikun e Demarkacionit me Malin e Zi” dhe më pastaj në të gjitha korridoret e kuvendit është hedhur gazi lotsjellës si dhe brenda në Kuvend.   Menjëherë nga salla dolën kryeministri , e një përplasje verbale nisi mes Albin Kurtit e Ismet Beqirit të LDK-së. Adem Grabovci u kërkoi deputetëve të pozitës të ngjiten në sallën lart.

Por, nuk përfundoi gjithçka në sallën plenare. Derisa po ngjiteshin shkallëve, një përplasje tjetër ndodhi mes pjesëtarëve të sigurimit me opozitën, në katin e dytë të Kuvendit, aty ku opozita nuk lejohej të ngjitej.

Pas mospasjes së mundësisë së Opozitës për tu ngjitur në sallën Pleminare, më pastaj deputetët e opozitës janë përleshur me policinë e Kosovës, aty  u panë konflikte bukur të acaruara. Pasi situata më pas është qetësuar paksa, dhe deputetët e partive opozitare kanë shkuar drejt rrugës “Luan Haradinaj”, drejt selisë së Vetëvendosjes. Ndërkohë, që përleshjet e grupeve të vogla të protestuesve me policinë po vazhdojnë ende.

Derisa Albin Kurti me deputetët i shoqëruar edhe nga protestuesit, shkonin në drejtim të selisë së VV-së, dy pjesëtarë të policisë së rendit, u sulmuan me ngjyrë nga disa protestues.

Më pas rruga Luan Haradinaj  u bllokua tërësisht  nga policia që kishin dalë për të mbrojtur Kuvendin e për të i rrethuar deputetët e opozitës. Që në fillim situata doli nga duart e kontrollit pasi protestuesit nisën të gjuajnë me gurë në ndërtesën e Kuvendit dhe në pjesëtarët e policisë dhe kjo gjendje vazhdoi 3 orë.