Bahrein

Shejh Issa Kassem: Perëndimi e rriti terrorizmin për të dëmtuar imazhin e Islamit

Ajetullah Shejh Ahmed Issa Kassem
Ajetullah Shejh Ahmed Issa Kassem

Udhëheqësi i muslimanëve  shiit të Bahrejnit, Ajetullah Shejh Ahmed Issa Kassem  i referohet fenomenit të terrorizmit si pasardhësit e Perëndimit në rajon, duke thënë se terrorizmi është përdorur për të dëmtuar imazhin e Islamit.

Fuqitë hegjemoniste, duke përdorur qeveritë e tyre kukulla në Lindjen e Mesme, e kanë përhapur fenomenin e terrorizmit për të minuar Islamin dhe të shkaktojë një përçarje në komunitetin musliman, tha të enjten udhëheqësi i Bahrejnit.

Arroganca Globale u përpoqë të përdorë terrorizmin si një mjet për të arritur qëllimet e pista të saj, tha Shejh Kassemi, por shtoi se ajo tani ka dështuar dhe u kthye në një kërcënim për vetë fuqitë hegjemoniste.

Ai, gjithashtu, vuri në pikë- pyetje të ashtuquajturën luftën e Perëndimit kundër terrorizmit, duke thënë se nuk ka asnjë shenjë që tregon se kjo luftë është serioze.

Fushata e tyre kundër terrorizmit nuk do të jetë e besueshme, përveç nëse janë përmirësuar kushtet politike dhe drejtësia që të bëhet kriteri kryesor në trajtimin me shtetet muslimane, theksoi autoriteti i lartë fetar.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ngritur shpesh çështjen se sa serioze është e ashtuquajtura lufta e Koalicionit e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit, kryesisht duke sjellë dëshmi që tregon se pretendimet e Perëndimit janë absurde.

Në muajin tetor, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad  Zarif tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS (Daesh) grupi terrorist, ka dështuar për të përmbushur misionin e saj të deklaruar në Irak dhe Siri që ajo kurrë nuk ka qenë serioz në luftimin e grupit.

Ne mbështesim përfshirjen e secilit kundër ISIS-t (Daesh), me kusht që kjo të jetë serioze. Problemi me koalicionin ndërkombëtar është se ai kurrë nuk ka qenë serioz, sepse ai kishte pengesa, ndalime politike për të sulmuar ISIS-in,  sepse ata besojnë se goditja kundër ISIS-it  para se ata të kanë një zgjidhje për presidentin e Sirisë,  Bashar al-Assadin do të ndihmojë Basharin.   Kështu pra, kjo është vetëm një shfaqje në vazhdim e sipër, dhe kjo është arsyeja pse aftësia e ISIS-it nuk është dobësuar gjatë vitit të kaluar, tha Ministri i Jashtëm i Iranit në një intervistë me The New Yorker”.

Burimi: Tasnim