Kosova

Kërcënuesit janë në hulumtim dhe në vëzhgim të policisë së Kosovës

Pas sulmit terrorist në Paris, mediat e ndryshme të Kosovës janë kërcënuar nga persona të panjohur si duket përkrahës të ISIS-i. Për këto raste policia e Kosovës ka reaguar me shumë seriozitet dhe i ka futur nënë vëzhgim dhe nën hetime të gjithë këta kërcënues dhe përkrahës së ISIS-it.  

 

Policia e Kosovës është për tu lëvduar për punën e tyre shumë të vullnetshme dhe të përbetuar se do ta ruajnë Kosovën dhe kosovarët nga çdo kërcënim dhe  të jenë më të sigurt në shoqëri.

Ztr. Daut Hoxha, Zëdhënës për Informimin në Policinë e Kosovës, tha se “ Policia e Kosovës është në dijeni për këto mesazhe kërcënuese, dhe se janë duke u marrë masat e duhura ligjore, për personat të cilët janë në hulumtime , gjithashtu të gjitha veprimet tjera policore duke përfshirë ngritjen e nivelit të sigurisë po ndërmerren konformë  vlerësimeve dhe analizës së situatës”, tha Daut Hoxha