Arabia Saudite kundër Asadit me hatër apo me dhunë
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Adel al Jubeir, ka porosit dje se vendi i tij do të vazhdojë me mbështetjen për kryengritësit sirian nëse kryetari sirian Bashar al Asadi nuk largohet nga pushteti gjatë procesit politik të ardhshëm.
“Do të mbështesin popullin sirian” ka porosit Adel al Jubeir në bisedë me gazetarët në margjinat e takimit të djeshëm për Sirinë në Vjenë.”Do të mbështesim procesin politik i cili do të rezultojë me shkuarjen e Asadit, ose do të vazhdojmë mbështetjen për opozitën siriane për ta larguar atë edhe me dhunë”, ka deklaruar ai.
Të përkujtojmë, Arabia Saudite është njëra nga vendet e cila mbështet që nga fillimi i luftës në Siri militantët islamik, gjegjësisht nga pranvera e vitit 2011. Por, nga Arabia Saudite nuk vie mbështetja për “kryengritësit e matur” por për grupet radikale, militante dhe terroriste.
Burimi: advance.hr