Kulturë

Ekspozita e Kur’anit u hap në Katar

Një ekspozitë e Kur’anit e titulluar Rihla El-Mushaf (Udhëtimi me Kur’an)  u hap në Doha, Katar, e cila paraqet dorëshkrime të Kur'anit të periudhave të ndryshme.

Sipas gazetës Al-Raya, ekspozita u hap me praninë e Ministrit të Kulturës, Arteve dhe Trashëgimisë së Katarit, Hamd ibn Abdulaziz Al-Kuvari.

 Katarit.

Ekspozita është përgatitur në një sipërfaqe prej 300-metra katror në Qendrën Kulturore Ezdan Mall  të qytetit.

60 dorëshkrime të Kur'anit që datojnë në periudha të ndryshme islamike janë  paraqitur për publikun në ekspozitë.

Ka disa monitorë që ofrohen për vizitorët që janë të interesuar të dinë për zhvillimet në dorëshkrimin e kopjeve të Kur'anit dhe  Kaligrafisë Islamike.

Informacioni dhe të dhënat në lidhje me kopjet e Kur'anit janë paraqitur në gjuhën arabe dhe anglisht.

Ekspozita e Kur'ani do të jetë e hapur për vizitorët për dhjetë ditë, thuhet në raport.

Burimi: IQNA News